Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Hëna e plotë e ndryshon mënyrën se si flenë njerëzit

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT
Pse Hëna e plotë e ndryshon mënyrën se si flenë njerëzit

Në kohët moderne, një sërë studimesh janë fokusuar mbi mënyrën se si burimet e dritës artificiale prishin gjumin dhe bashkë metë dëmtojnë edhe shëndetin tonë, për shkak të efekteve të panatyrshme të ndriçimit pas perëndimit të Diellit.

Gjithsesi, sa i panatyrshëm është ndriçimi i natës? Tek e fundit, njerëzit kanë qenë gjithmonë të ekspozuar ndaj niveleve të ndryshueshme të dritës gjatë natës, për shkak të reflektimeve të dritës së diellit nga Hëna në rritje dhe në zvogëlim.

Dhe një studim i ri pretendon se shkëlqimi i saj i stimulon njerëzit në mënyra për të cilat ata nuk janë plotësisht të vetëdijshëm. “Drita e Hënës është aq e ndritshme për syrin e njeriut, sa është plotësisht e arsyeshme të imagjinohet se në mungesë të burimeve të tjera të dritës, ky burim i dritës së natës mund të ketë pasur një rol në modulimin e aktivitetit të natës dhe gjumit të njeriut”- thekson në studimin e tij një ekip studiuesish, të udhëhequr nga neurobiologu Horacio de la Iglesia nga Universiteti i Uashingtonit.

“Megjithatë, nëse cikli i Hënës mund të modulojë aktivitetin e natës dhe gjumin e njeriut, kjo mbetet ende objekt debati”- theksojnë ata. Për të hetuar mbi këtë mister, studiuesit pajisën mbi 500 pjesëmarrës në eksperiment me monitorë të aktivitetit të tyre, të ngjashme me orat e dorës, për të gjurmuar modelet e tyre të gjumit, ndërsa e zhvilluan eksperimentin në vende shumë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Në fillim, ata përfshinë në studim 98 pjesëtarë të fisit Toba-Qom, një komunitet autokton që jetonte në provincën Formosa të Argjentinës. Disa prej tyre nuk kishin qasje tek energjia elektrike, të tjerët kishin një  qasje të kufizuar në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerët jetonin në një mjedis urban me qasje të plotë tek energjia elektrike.

Në një eksperiment të veçantë, studiuesit gjurmuan gjumin e 464 studentëve universitarë që jetonin në zonën e Siatëllit në SHBA, një qytet i madh dhe modern. Duke vëzhguar gjumin e pjesëmarrësve gjatë ciklit Hënor, studiuesit zbuluan se vërehej i njëjti model gjumi dhe zgjimi i njerëzve, pavarësisht se ku jetonin ata.

“Ne shohim një ndikimi të qartë të gjumit të njeriut nga ciklet e Hënës. Gjumi zvogëlohet dhe të zë më me vonesë se zakonisht në ditët që paraprijnë një Hëne të plotë. Edhe pse ky efekt është më i fortë në komunitetet që nuk kanë qasje tek energjia elektrike, efekti është i pranishëm edhe tek komunitetet që e përdorin normalisht energjinë elektrike, përfshirë studentët në Universitetin e Uashingtonit”- tha De la Iglesia.

Ndërsa ekzistonte një farë mospërputhjeje midis rezultateve, në përgjithësi, të dhënat treguan se gjumi tenton të fillojë më vonë dhe në përgjithësi zgjat një kohë më të shkurtër gjatë netëve që i paraprijnë një Hëne të plotë, dhe kur drita e saj bëhet më e shndritshme në orët pas muzgut.

Ndërsa madhësia e mostrës nga ky studim nuk është veçanërisht e madhe -ndaj duhen sigurisht më shumë kërkime -fakti se i njëjti model u vu re në dy popullata të veçanta që jetonin në vende shumë të largëta nga njëri-tjetri,dhe me nivele shumë të ndryshme të qasjes tek energjia elektrike, na tregon disa gjëra të rëndësishme, thotë ekipi.

“Së bashku, këto rezultate sugjerojnë se gjumi i njeriut është i sinkronizuar me fazat e Hënës, pavarësisht nga sfondi etnik dhe socio-kulturor, apo edhe nga niveli i urbanizimit të njerëzve”-shkruajnë studiuesit në studimin e tyre.

Sa i përket asaj që krijon këto efekte, studiuesit pretendojnë se aktiviteti i zgjatur i natës i stimuluar nga drita e Hënës mund të jetë një adaptim evolucionar, i ndodhur që nga koha e shoqërive njerëzore para-industriale – me aftësinë për të qëndruar zgjuar dhe për të bërë më shumë aktivitetet gjatë kohës me Hënë të plotë.

“Në kohë të caktuara të muajit, Hëna është një burim i rëndësishëm i dritës në mbrëmje, dhe kjo gjë do të ketë qenë edhe më e theksuar për paraardhësit tanë mijëra vjet më parë”- thotë një nga autorët e studimit, njëherazi biolog mbi gjumin Leandro Kaziragi.

Sipas intervistave me individët e fisit Toba/Qom, netët me hënë janë ende të njohura për gjuetinë, peshkimit, mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme shoqërore, apo edhe marrëdhëniet e shtuara seksuale midis burrave dhe grave.

“Edhe pse vlera e vërtetë adaptive e aktivitetit njerëzor gjatë netëve me Hënë mbetet për t’u përcaktuar, të dhënat tona duket se tregojnë se njerëzit në një larmi ambientesh janë më aktivë dhe flenë më pak kur drita e Hënës është e disponueshme gjatë orëve të para të natës. Nga ana tjetër ky zbulim, sugjeron që efekti i dritës elektrike tek njerëzit modernë, mund të ketë ndikuar në krijimin e një rol rregullator të dritës së Hënës në gjumin e paraardhësve tanë”- përfundojnë studiuesit.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/the-full-moon-changes-hoë-people-sleep-without-us-ever-realising-study-suggests

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: fjetjehenandryshim

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Next Post
Deti lan luftërat

Ndërtojeni shtëpinë rrëzë Vezuvit

Bundesliga/ Ja pse emri i lojtarit qëndron gjithmonë poshtë numrit në fanellë

Bundesliga/ Ja pse emri i lojtarit qëndron gjithmonë poshtë numrit në fanellë

Imami nga Prishtina kapet me Për’puthen: Po e çmendin rininë, për kë shërbejnë?

Imami nga Prishtina kapet me Për’puthen: Po e çmendin rininë, për kë shërbejnë?

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com