Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Evropa po i bën Pekinit një dhuratë politike

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse Evropa po i bën Pekinit një dhuratë politike

Nga: Pierre Haski “Internazionale”

Në këtë fundvit, Bashkimi Evropian është i përkushtuar jo vetëm për marrëveshjen post-Brexit, por edhe për një marrëveshje globale investimesh me Kinën, që është tani në prag të përfundimit. Kjo çështje ka ngjallur shumë debate.

Angela Merkel, Emanuel Makron dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, u takuan virtualisht të mërkurën me numrin një të Kinës, Xi Jinping për fazën e fundit para nënshkrimit. Teksti ka qenë në procesin e hartimit për 10 vjet, e megjithatë tani ka një farë nxitimi për ta finalizuar sa më parë.

Një marrëveshje e kësaj madhësie me Kinën, mund të jetë gjithçka por jo e parëndësishme. Marrëdhëniet me Pekinin kanë qenë çështje strategjike e dorës së parë për të gjithë botën, që kur Donald Trump nisi luftën tregtare dhe teknologjike kundër Kinës.

A duhen ndjekur amerikanët në këtë “Luftë të Ftohtë” të re? Kjo është pyetja që të gjitha vendet i bëjnë vetes prej 2 vjetësh, dhe mbi të gjitha, tani në prag të inaugurimit të demokratit Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë.

Me marrëveshjen e lartpërmendur, evropianët duket se kanë marrë një vendim që shkakton shumë diskutime. A është vërtet e drejtë që t’i japim Kinës këtë dhuratë politike? Nuk ka dyshim se ajo do të ishte një dhuratë, edhe duke pasur parasysh që jemi në fund të një viti të shënuar nga pandemia që mbërriti nga Vuhani, nga kontrolli kinez i Hong Kongut, nga zbulimet tronditëse mbi trajtimin mizor të ujgurëve myslimanë, dhe nga një diplomaci kineze gjithnjë e më agresive.

Këshilltari i ardhshëm i Xho Bajden për sigurinë kombëtare Xhek Sallivan, shprehu javën e kaluar habinë e tij në Twitter pas njoftimit për përshpejtimin e negociatave BE-Kinë. Ai apeloi për një “konsultim të shpejtë me evropianët, në lidhje me shqetësimet tona të përbashkëta mbi praktikat ekonomike të Kinës”.

Për momentin, nuk e dimë nëse ka ndodhur kjo konsultë. Por është e qartë se administrata demokrate nuk do t`a pëlqente aspak këtë marrëveshje. Por pse e mori këtë vendim Bashkimi Evropian? Është e qartë se ka pasur një presion ekonomik, pasi Kina është e vetmja ekonomi e madhe që ka përjetuar rritje në vitin 2020 pavarësisht nga pandemia, ndërsa bota e biznesit po ushtron presion për firmosjen e kësaj marrëveshje.

Por nuk është kjo arsyeja e vetme që qëndron pas kësaj marrëveshje. Ekziston gjithashtu një ngurrim i fortë evropian për t’u përzier në një luftë të ftohtë midis dy gjigantëve, në të cilën interesat e Evropës nuk do të merreshin domosdoshmërisht në konsideratë.

Por nga ana tjetër, dikush mendon që ky është vërtet argumenti i duhur për të pohuar të famshmen “autonomi strategjike”që u përmend më lart. Edhe brenda Evropës ka jo pak rezerva ndaj Pekinit.

Duke nisur që me Francën, ku Ministri i Tregtisë së Jashtme Frank Riester shprehu kohët e fundit shqetësimin e tij për çështjen e kampeve të punës së detyruar në Xinjiang. Me sa duket, premtimet e paqarta kineze ishin të mjaftueshme për të kapërcyer këto rezerva.

Por çfarë do të bëjë Parlamenti Evropian, që kohët e fundit votoi një rezolutë për çështjen e ujgurëve? Nëse arrihet marrëveshja, Kina do të rezultojë e suksesshme në operacionet e saj të joshjes, dhe do të ketë hapur një brazdë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo në një kohë që Xho Bajden, shpreson të ndërtojë një koalicion të demokracive, për të vendosur një ekuilibër të ri të forcave ndaj Pekinit. Pavarësisht se si do të përfundojë kjo çështje, “çështja kineze” do të mbetet në qendër të ri-përcaktimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në vitin 2021. Dhe jemi vetëm në pikën e parë të procesit.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2020/12/30/europa-cina-investimenti

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: evropaPekiniSHBA

TË LIDHURA

Von der Leyen paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA për tarifat
Bota

Von der Leyen paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA për tarifat

18:28 | 12/07/2025
Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së
Bota

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

15:14 | 12/07/2025
Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”
Bota

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

08:13 | 12/07/2025
Next Post
Pandemia/Belgjika vendos masa të reja

Pandemia/Belgjika vendos masa të reja

Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit

Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit

Publikohet harta e Covid-19: Ja zonat e kuqe në Shqipëri

Bilanci në 24 orët e fundit/ 7 viktima dhe 589 raste të reja në vend

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zjarri në Parkun e Lurës vazhdon aktiv me dy vatra, ndërhyrja me helikopter nuk po mjafton
Aktualitet

Zjarri në Parkun e Lurës vazhdon aktiv me dy vatra, ndërhyrja me helikopter nuk po mjafton

by mirseda
18:31 | 12/07/2025
0

Situata nga zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë kritike prej më shumë se një...

Von der Leyen paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA për tarifat

Von der Leyen paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA për tarifat

18:28 | 12/07/2025
Flick jep dakordësinë, Barcelona tenton sulmuesin e United

Flick jep dakordësinë, Barcelona tenton sulmuesin e United

18:26 | 12/07/2025
Aksident në Unazën e Tiranës, përpl*sje mes dy automjeteve te rrethrrotullimi në Shkozet

Aksident në Unazën e Tiranës, përpl*sje mes dy automjeteve te rrethrrotullimi në Shkozet

18:23 | 12/07/2025
Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

17:42 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com