Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pse Edi Rama duhet të dali më shumë në televizor

5 vjet ago
in Aktualitet, Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E mbyll ciklin, në kolltukun e Ramiz Alisë”, Peza i përgjigjet ashpër Metës

Nga Alfred Peza

Edi Rama di shumë mirë një gjë për të gjithë kundërshtarët dhe armiqtë e tij, të cilën e kanë po kaq të qartë, edhe mendjet e ftohta e racionale të këtij vendi. Ai do të iki nga pushteti, jo atëherë kur këtë të vazhdojnë e t’ia kërkojnë dëshpërimisht të gjithë ata bashkë, apo veç e veç. Por vetëm atëherë, kur këtë ta vendosin me votë, të gjithë qytetarët shqiptarët.

Të pafuqishëm për ta rrëzuar me “revolucionin” e elitës së tyre të korruptuar. Të pamundur për ta djegur në flakën e mandateve të tyre të pamerituara. Të tërbuar që nuk e rrëzuan me çdekretimin e zgjedhjeve që nuk i duan. Të paaftë për ta mundur me bojkotimin e 30 Qershorit që do ishte humbja e tyre finale. Tani janë bërë dëshpërimisht të gjithë bashkë, për ta mundur, në të vetmen pikë që nuk munden.

Duan ta mundin tek komunikimi me qytetarët. Në media. Në rrjetet sociale. Në diskursin publik. Dhe zgjidhja që kanë gjetur këtë radhë për t’ia arritur qëllimit, është gjeniale. Kanë disa kohë që tani në kor po këndojnë këngën absurde: Edi Rama të mos dali më në televizor!

Nuk e mundën dot as kur u futën dhe u bënë të gjithë bashkë në çadrën e “Republikës së Re”. Nuk e mundën dot as kur u bënë bashkë pasi u futën edhe brenda qeverisë së tij. Nuk e mundën dot as kur dolën për tu bërë të gjithë bashkë, jashtë sistemit.  Nuk e mundën dot as me “Babale”. As me thirrje për armatosjen e shqiptarëve. As me votë.

Tani duan ta mundin duke e detyruar që të mos i takojë banorët e dëmtuar nga tërmeti. Të mos shkojë më në shtëpitë e viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit. Të mos e bëjë më mbledhjen e qeverisë, live që në 7 të mëngjesit. Të mos i çojë vogëlushët që u hodhën nga dritaret natën e tmerrit në shkollë, për tua shënjuar momentin e rikthimit, në jetën e tyre të re e normale. Madje, kërkojnë që Edi Rama të mos bëjë më as batuta, e të mos veshi as tuta.

Edi Rama i mundi në mandatin e parë të gjithë bashkë dhe e fitoi të dytin, për ta qeverisur Shqipërinë vetëm. Me reformën në drejtësi, ia hoqi nga dora pushtetin e tretë, edhe pse ata kishin me vete, të katërtin. Duka e kaluar Drejtësinë e Re, nën kujdesin e drejtpërdrejtë, të SHBA dhe BE. Të gjithë opozitarët e dinë se Edi Rama është njeriu për tu mundur. Ndaj po i bëjnë të 99-tat, vetëm e vetëm se nuk e mundin dot, në atë të vetmen rrugë nga ku u duhet që të kalojnë për ta fituar pushtetin, në një sistem demokratik: Me votë.

Përtej kësaj shfaqje të kundërshtarëve të dëshpëruar e të tërbuar të Edi Ramës dhe përtej perimetrit të zonave të prekura nga tërmeti, jeta social ekonomike e vendit po vijon të rrjedhë normalisht. Arsimi, shëndetësia, biznesi, institucionet, shërbimet, arti, kultura, peshkimi, bujqësia dhe turizmi janë duke vijuar ritualin e përjetshëm. Me sukseset, dështimet, pasiguritë, fitoret dhe triumfet e tyre vogla a të mesme. Qeveria vijon punën normalisht. Parlamenti po e po. E po ashtu bashkitë dhe administrata qendrore e lokale.

Por askush nuk ka ndërmend që të merret me to. Askush nuk ka një projekt alternativ për asgjë. Një program ndryshe për të diskutuar e debatuar. Një platformë për një qeverisje ndryshe. Për një menaxhim ndryshe të situatës në qarqet e Durrësit, Lezhës e Tiranës, përveç ca propozimeve të stilit kinez të Bashës në formën e “7 të mirave e 3 të këqijave”.

Askush nuk merret me jetën e shqiptarit përtej rrethit të vockël vicioz që nis nga selitë e partive, për të vijuar sallat luksoze të konferencave në hotelet me 5 yje të qendrës së Tiranës, e që vijon me Sheshin Skenderbej, për të përfunduar në darkë nëpër studiot e debateve politike televizive.

Për ta jeta e këtij vendi fillon e mbaron tek Edi Rama. Me Edi Ramën. Për Edi Ramën. E ai si një mjeshtër i komunikimit, e di shumë mirë këtë. Ndaj loz me ta, si macja me miun e zënë në çarkun e një kurthi, që e kishin ngritur vetë. U del përpara gjithë ditën. E në ëndrra gjithë natën. Duke i bërë gjithnjë e më bashkë në tërbimin e tyre kolektiv, që nuk ka asgjë të përbashkët me hallet, shqetësimet, gëzimet dhe përditshmërinë e qytetarit të zakonshëm shqiptar.

Për aq kohë sa nuk duan që të rikthehen në jetën institucionale të vendit, Edi Rama duhet të dali çdo ditë në televizor. Për aq kohë sa nuk duan të rikthehen në tryezën e madhe të dialogut pa kushte, Edi Rama duhet të jetë non stop nëpër rrjetet sociale. Për aq kohë sa nuk duan që të rikthehen brenda sistemit të jetës politike dhe demokratike të Shqipërisë, Edi Rama duhet të jetë 24 orë në 24 përpara kamerave.

Sepse vetëm kështu, Edi Rama do i japi shqiptarëve një pasqyrë të qartë, për të parë si atë ashtu edhe kundërshtarët e tij. E më pas, të kenë mundësinë që të vendosin sërish më 2021, se kush do ti qeverisë deri më 2025!

Tags: Alfred Pezakoment

TË LIDHURA

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta
Aktualitet

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim
Aktualitet

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

22:13 | 22/05/2025
E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij
Aktualitet

E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij

22:11 | 22/05/2025
Next Post
“Kemi mbetur mes 4 rrugëve”/ Qytetarja i ankohet, si i kthehet Rama (Video)

"Kemi mbetur mes 4 rrugëve"/ Qytetarja i ankohet, si i kthehet Rama (Video)

Përfitoi mbi 100 mijë € nga fondet e BE, ja për çfarë i përdori Arbër Çekaj

Përfitoi mbi 100 mijë € nga fondet e BE, ja për çfarë i përdori Arbër Çekaj

Sekuestrohet pasuria 2.3 milionë euro, për çfarë dyshohet pronari

Sekuestrohet pasuria 2.3 milionë euro, për çfarë dyshohet pronari

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com