Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse duhet të ndryshojë PD-ja, kur nuk i duhet?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Negociatat, të paktën një lajm i mirë në Covid-19

Nga: Ben Andoni

Është mirëfilli e dukshme se Partia Demokratike do ta rivotojë në korrik, kryetarin e saj aktual Lulzim Basha. Ashtu si është fare e qartë se baza e Partisë Demokratike mbetet sërish nën frymën e asaj që ka projektuar qysh në fillesa z.Berisha. Dhe, përderisa publiku ta besojë këtë realitet te PD, do vazhdohet me sulmet ndaj procesit zgjedhor dhe ankimimet, denoncimet dhe mosnjohjen e zgjedhjeve. Kjo, e fundit, me ekuivoket e zakonshme se: Ne do jemi në parlament, por nuk do i njohim rezultatet. Me pak fjalë, Partia Demokratike do të vijojë udhën e saj ose atë që e thonë njerëzit “e rinj” të saj nënzë: Basha nuk të mbush mendjen, por më të mirë se ai nuk ka! Të njëjtën, që Socialistët e shprehin për kryetarin e tyre, i cili ka mbledhur rreth vetes, pushtet të paanë.

Po pse nuk përfshihen, njerëz që i atribuojnë vetes, cilësi dhe aftësi për politikë më të mirë dhe të ardhme më të qartë të Demokratëve? Në rastin e PD-së, gjithsesi kjo po ndodh nga një grup, që janë përplasur qysh në fillim me lidërshipin Basha. Të tjerët refuzojnë dukshëm, as të flasin më për të. Tek e fundit e dinë mirë epilogun, në krye gjithnjë janë ata që janë më pak të aftët, por që janë politikisht korrekt me konjukturat. Basha është një i tillë te PD. Ose si e thotë më këndshëm Platoni:”Një nga ndëshkimet për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është që të përfundoni të qeveriseni nga inferiorët tuaj”.

Këtë postulat e dinë mirë shumë nga njerëzit që duan të reformojnë PD-në që nga ana tjetër po sulmohen egërsisht nga të brendshmit, ata që sot përbëjnë enturazhin e tërë të besnikëve të z. Basha. Fundi do jetë si gjithmonë drejtimi nën një grup, që nuk njeh kanone dhe në emër të demokracisë të bën moral.

Janë të disatat zgjedhje që Partia Demokratike anatemon rezultatet, paçka se është pjesë e një sistemi, ku ajo është pjesë e rregullave të lojës dhe madje e ka edukuar publikun e saj në këtë mënyrë.

Ndërkohë që Socialistët po kërkojnë mundësitë më sipërore dhe përgjegjësitë më të paarsyeshme për të ricikluar bazën, duke marrë edhe masa, te PD-ja po merren me një proces, që do e mbaj peng mendimin për reformim në këtë parti shumë pas. Dhe, justifikimi për këtë moment të vështirë, që duket deridiku edhe i arsyeshëm është se duhet të pritet pak në këtë moment të parë pas goditjes e mbas kësaj “masakre zgjedhore” si dhe rrugën që do marrin ankimimet.

Po Basha?! Ai vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë. “Për një njeri të sundojë veten është më e para dhe më fisnikja nga të gjitha fitoret”, na vjen nga lashtësia mendimi i Platonit. Ky është momenti, që PD-ja duhet të shikojë veten, sepse nëse do t’i japësh karakterin konservator, të cilës po rreken t’i përmbahen reformatorët e vërtetë, kjo ende duket larg. Kjo është sfida për PD-në të ndryshojë me këtë brum që ka dhe të pranojë realitetin ku e ka vendosur drejtimi i Bashës dhe i kryesisë së saj. Basha vetë po e sundon veten duke përfituar paq nga PD-ja dhe kjo i mjafton.

Teksa militantët vërtetë mund ta mbajnë kryetarin dhe t’i anatemojnë reformatorët, të paktën ka ardhur koha ta shikojnë disi qartë edhe fatin e PD-së, që është e lidhur dhe me ankimimet e sotme, por edhe ato që ky grup politik nuk do t’i ndajë në të ardhmen. Dhe, nëse është kështu si po ndodh me këtë parti atëherë lind pyetja: E pse duhet të ndryshojë atëherë kjo parti, kur shumica e njerëzve të saj në këtë parlament mendojnë njësoj si Basha?!

Tags: ben andoniopinionPD

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Për herë të parë nga korriku i vitit 2020, Anglia raporton 0 vdekje nga Covid

Për herë të parë nga korriku i vitit 2020, Anglia raporton 0 vdekje nga Covid

Gjata denoncon: Burri i kandidates së Tom Doshit, është dënuar për vrasje

Gjata denoncon: Burri i kandidates së Tom Doshit, është dënuar për vrasje

Mashtrimi i Agjencisë Perla, 2500 euro në këmbim të vizave për Gjermani

Mashtrimi i Agjencisë Perla, 2500 euro në këmbim të vizave për Gjermani







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com