Një lajm shumë i mirë vjen nga Anglia, pasi kryeministri Boris Johnson dhe qeveria e tij, deklaroi se do të rishikohet vendimi javën e ardhshme, për lehtësim të mëtejshëm, të masave kufizuese kundër koronavirusit
Autoritetet shëndetësore, kanë raportuar se në 24 orët e fundit, nuk ka pasur asnjë viktimë nga koronavirusi, shkruan The Sun.
Është hera e parë që Anglia nuk regjistron ndonjë vdekje nga koronavirusi brenda një dite, që nga 30 korriku i vitit të kaluar, pas valës së parë të pandemisë.
Ndërkohë, asnjë viktimë nuk është regjistruar në Skoci dhe Irlandën e Veriut, teksa në Uells u raportuan të paktën katër humbje jete.
Shkalla e infeksionit tani është në nivelet më të ulëta që nga shtatori i këtij viti, dhe pranimet në spital vazhdojnë të ulen.