Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Berisha është i dënuar të heshtë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Berisha është i dënuar të heshtë

Mero Baze/Ka një keqpërdorim të asaj çfarë unë kam thënë rreth pafuqisë së Berishës, në situatën që po kalon sot partia e drejtuar nga Lulzim Basha. E zhvendosur nga konteksti, duket sikur Sali Berisha është i pafuqishëm në Partinë Demokratike. Në të vërtetë, ajo që dua të theksoj është se Sali Berisha është në një telash serioz me partinë e re të Lulzim Bashës, e cila jo vetëm nuk ka lidhje organike dhe politike më me Partinë Demokratike të Berishës, por është e kompozuar në një mënyrë të tillë, që Berisha nuk ka kë të zgjedhë aty, për ta përballur me Bashën.

Lulzim Basha ka ndërtuar një parti mbështetur mbi tre kategori të pakontrollueshme dhe të padobishme për Berishën. Kategoria e parë janë njerëzit e tij anonimë që ka futur në lista, kryesisht klientë të kompanive të biznesit familjar dhe biznesmenë që e kanë blerë vendin në Parlament. Këta janë “No name, no face, no number”, por thjesht njerëz të Bashës për të plotësuar numrat.

Mes tyre, Sali Berisha nuk hyn dot, as përzgjedh dot. Janë thjesht një arsye për t’u zënë vendet njerëzve politikë në PD.

Kategoria e dytë, që duket sikur është “qokë” për Berishën, janë disa deputetë nga më vulgarët e mundshëm të Berishës, për të cilët Berisha nuk ka çfarë thotë. Berisha i ka përdorur ata si “zagare gjahu” ndaj të tjerëve, duke qenë njerëz pa personalitet, shpesh qesharakë, dhe të padobishëm për atë për t’i piketuar si drejtues, por thjesht si gurhedhës, apo zhurmues.

Simboli i tyre është Flamur Noka, dhe në radhë pas tij Strazimiri, Bumçi, Paloka etj.

Kategoria e tretë e promovuar politikisht fuqishëm në PD nga Basha, është Partia Demokrate e Genc Pollos e vitit 2001. Gjithë grupi parlamentar i Pollos i vitit 2001, është sërish në Parlament dhe ka udhëhequr qarqet më të rëndësishme të vendit.

Në memorien e Partisë Demokratike, fraksioni “Pollo”, ose Partia Demokrate, mbetet produkti më i urryer politik, pasi ka tentuar të godasë PD-në dhe ta shkatërrojë atë, në momentet e saj më të vështira. Ata përdorën pushtetin e asaj kohe, për t’i vjedhur PD-së vulën, siglat dhe emrin në fletën e votimit, përmes të cilës arritën të marrin 5 deputetë.

I gjithë ky grup tani është në Kuvend. Genc Pollo, Tritan Shehu, Valentina Duka dhe Myslim Murrizi, kanë udhëhequr qarqet më të rëndësishme në vend, dhe po të shtosh dhe Nard Ndokën, që po ashtu ka qenë deputet i asaj partie në atë kohë, rezulton se PD e Pollos, është më e fortë në vitin 2017, se sa në vitin 2001, kur u themelua dhe u fut në Parlament nga Ilir Meta.

Madje ka qarqe si ai i Korçës, ku linja anti-Berishë e Pollos dominon e gjitha, pasi dy janë deputetë të Pollos, njëri është rivali humbës i kryetarit të FRPD, Belind Këlliçit, i cili nuk u fut në lista, edhe pse është fitues, dhe vazhdon pastaj me Andrea Manon.

Duke qenë përballë një partie në krizë, e cila ka një grup parlamentar thuajse armiqësor me Berishën, ose indiferent me Berishën, përveç disa zagarëve të tij të gjahut, Berisha është tërësisht duarlidhur për të vepruar në PD.

Berisha nuk ka frikë të veprojë dhe as të përpiqet të zgjedhë dikë tjetër, por Berishës i duhet një PD e madhe dhe e bashkuar, se ka hallet e veta dhe kërkon ta ketë si imunitet. Bashës nuk i duhet një e tillë. Atij i duhet një parti e vetja, qoftë dhe e vogël, për bizneset e tij, dhe po ja arrin.

Është kjo arsyeja që Berisha ka lëshuar njerëzit e familjes së tij të flasin kundër Bashës dhe të ngrejnë profilin e tyre politik përballë tij, për t’i përgatitur për betejën e ardhshme. Malltezi është qartazi duke bërë nxehje për këtë post.

Por pavarësisht planeve, Berisha këtë radhë është i dënuar të heshtë, pasi kush flet i pari, humbet. Dhe ai nuk do të rreshtohet me humbësit. (TemA)

Tags: BerishabumciGenc Polloheshtjalulzim bashaPalokaPDstrazimiri

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Si ta dalloni nëse dikush është duke u mbytur

Si ta dalloni nëse dikush është duke u mbytur

OnePlus 5 sfidon shpejtësinë e iPhone 7 Plus dhe Samsung S8

OnePlus 5 sfidon shpejtësinë e iPhone 7 Plus dhe Samsung S8

Kokëdhima sfidon Ramën: Do të bëhem kryeministër

Kokëdhima: Rama nuk qeveris dot i vetëm! Zgjedhjet, një dështim; qytetarët i bojkotuan







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”
Politikë

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

by mirseda
13:17 | 11/02/2026
0

19 efektivë policie, një qytetar dhe deputeti demokrat Beldjon Nallbati mbetën të plagosur gjatë protestës së djeshme...

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

13:10 | 11/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

12:42 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com