E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Pse anti-amerikanizmi Berishës, ka infektuar gjysmën e popullit shqiptar?

Nga Artan Fuga

UUUUUU – sa vapë më tha!

Cfarë ke, pse ankohesh, a ke votuar? – e pyeta, për ta ngacmuar.

Uuuuuu, na ler rehat, në një vrimë i bie fyellit ti, politizon edhe vapën.

Po prit, ja prita, ta marrim qetë. A ke votuar për këtë model qyteti, pa pemë, pa hapësira të gjelbërta, pa korrente ajri, me beton, me rrugë të ngushta, me kulla?

Po, e çë pastaj, ça lidhje ka vapa me politikën, more, se na rrokanise kokën, të është bërë fiksim.

Une nuk politizoj, por po të them se filozofikisht, fajin për vapën e ke ti! Dhe unë vuaj nga vapa për shkakun tënd!

Uuuuuuuu more Artan çfarë më bëre të qesh! Ik sa na shtove vapën, hajde flasim ndonjë tjetër. Ku po i kalon pushime? Deshte të ndërronte muhabetin.

Prit o prit, ja prita prapë, a e di ti se një qytet i betonuar e rrit së paku tre deri në katër gradë temperaturat brenda tij në kohë vere? Pra, nëse sot është ta zemë 40 gradë atëhere do të duhej të ishte nja 35 gradë nëse do të kishim modelin e qytetit që kam nja 15 vjet që e propozoj.

Hëmmmmmm – nisi të nxirrte zhurma nga hunda.

A e di vazhdova unë ta bombardoj sepse e dija se nuk duhej ta lija ta mblidhte veten, se ka studime të verifikuara që parqet e mëdha në mes të qytetit ndryshojnë klimën, pastrojnë ajrin, krijojnë rryma ajri? A e di se po të mos bllokoheshin në qytet erërat e dikurshme që fryjnë gjithmonë nga deti drejt malit, të mos bllokoheshin nga kullat dhe pallatet si ato të kampeve të përqendrimit, do të kishim fresk së paku në mëngjes dhe në darke dhe betoni nuk do të nxehej si furrë për të pjekur pica?

Pra unë e kam fajin – më tha.

Po, sepse politizon çdo gjë, nuk sheh teknikisht çfarë ndodh, por qorrazi veç mbledh emra njerëzish për votim dhe u thua votoni të keqen më të vogël!

Me pa me inat!

Dhe vazhdova, mirë ti që vuan vapën tënde, ke shkuar në ferrin tënd të merituar, po pse të vuaj unë vapën që ke shkaktuar ti?

Dhe vazhdova: Pra në kushte të një pushteti lokal demokratik, të një reforme territoriale, të një arkitekture dhe urbanizimi tjetër, sot, tani, në mëngjes do të kishim pasur së paku një temperaturë 10 gradë më të ulët, pra 30 gradë. Ooooo, sa qejf, fresko fresko!

Sic ka qenë herët më parë që në kohën e pushtuesve italianë po deshe! A në kohën e Sulejman Pashës!

Dhe mos harro, ka studime që vërtetojnë se rritja e temperaturave me tre gradë në kohë vere, turbullojnë mendjen e njeriut, e bëjnë agresiv, e ke parë numrin e vrasjeve, të aksidenteve, të sharjeve, të divorceve në kohë vere? Shifi, shifi!

Nisa ta teproj: E pe komshiun si therri gruan pardje? Ti e ke fajin, …

Kuptojeni se analiza shkencore, sociologjike e qytetit kjo është. Ta kuptosh ti, bashkia, pushteti? madje edhe opozita që mos bëhet po-po-zita!

Linja e whatsapit u ndërpre bash këtu!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...