E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Përhapja e variantit Delta, Australia nxjerr ushtrinë në rrugë

Australia ka vendosur të nxjerrë ushtrinë për të zbatuar masat kufizuese që janë vendosur për shkak të përhapjes së variantit Delta të Covid-19.

Ushtria do të dalë në Sidnei për të mbikëqyrur zbatimin e masave. Në qytetin prej 5 milionë banorësh, qytetarët janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi në kuadër të masave të reja shtrënguese nga përhapja e variantit Delta, shkruan BBC.

Në 5 javët e fundit, Australia ka raportuar numër të lartë të të infektuarve. Akoma më të rrepta janë kufizimet në periferi të Sidneit, duke përfshirë testimin e detyrueshëm dhe vendosjen e maskës në rrugë dhe ambiente të tjera.

Duke filluar nga dita e hënë, rreth 300 personel i ushtrisë do t’u bashkohen forcave të policisë për të monitoruar qytetarët në zbatimin e rregullave, si dhe për t’u siguruar që personat e infektuar qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...