Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse amerikanët zotërojnë 20 milionë armë gjysmë-automatike?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Pse amerikanët zotërojnë 20 milionë armë gjysmë-automatike?

Amerikanët kanë numrin më të lartë të pronësisë civile të armëve në botë, me rreth 120 armë për çdo 100 banorë. Vitet e fundit, armët e fuqishme si pushka automatike e tipit 15 është përhapur shumë. “Zëri i Amerikës” bisedoi me blerës armësh në Tenesi lidhur me armët gjysmë-automatike, të cilat janë nën vëzhgimin e aktivistëve për kontrollin e armëmbajtjes.

Landon Burke dhe shokët e tij udhëtuan 45 minuta për të ardhur në këtë poligon qitjeje. Burke ka në dorë një tip arme që është përdorur në disa vrasje në masë. Por, përse i duhet atij të ushtrohet me një armë sulmi, siç e quan ai?

“Ke të drejtë si qytetar amerikan, të kesh një të tillë në pronësi. Është gjë e mirë ta kesh”, thotë ai.

Entuziastët e armëve i duan pushkët automatike. Ato janë të zhurmshme. Kanë pjesë që u hiqen lehtë dhe janë më preçize. Tim Barnett është pronar i një poligoni qitjeje dhe i një dyqani me mbi 1 mijë e 500 armë. Janice Pelletti interesohet për një pushkë automatike të tipit 15, për vetmbrojtje.

“Ka më shumë forcë ndaluese”, thotë ajo.

Disa nga mbrojtësit e ligjit për armët thonë se është koha e ndalimit të armëve të tilla si pushkët automatike. Lulet e vendosura në shetitoren kombëtare përfaqësojnë 40 mijë amerikanët që vdesin çdo vit nga të gjitha llojet e armëve.

“Ato shkaktojnë gjymtimin e trupit, të heqin krahun. Nuk është thjeshtë një vrimë plumbi. Ka një arsye pse janë përcaktuar si armë lufte”, thotë Kris Bron, Presidente e iniciativës Brady.

Amendamenti i dytë i Kushtetutës amerikane mbron pronësinë e armëve. Gjuajtja me armë është traditë dhe hobi në Amerikë, ndërsa të tjerë i duan nga frika.

“Ndihem e sigurt ku jetoj. Por, kurrë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë“, thotë Janice Pelletti.

Pas sulmeve në masë me pushkë automatike në Indiana dhe Kolorado, Shtëpia e Bardhë po kërkon kufizime të reja.

“Duhet të ndalojmë armët sulmuese dhe ato me kapacitet të lartë”, tha Presidenti Biden.

Ndalimi i armëve është diçka e vështirë në një vend ku armët janë popullore, por përmirësimi i kontrollit të blerësit mund të jetë një kompromis.

Në Tenesi nëse blerësi është 18 vjeç dhe kalon kotrollin e së shkuarës, ai mund të kthehet në shtëpi po atë ditë me një armë gjysmë-automatike.

Por jo çdo shtet kryen kontrolle para shitjeve. 8 në 10 amerikanë mbështesin kontrolle të tilla.

“Kemi njerëz që vijnë dhe dështojnë me kontrollin e së shkuarës, sepse mund të kenë qenë në një institucion mendor. Kemi raste që vijnë këtu nga Woodbridge, një vend afër. Sapo lirohen duan të blejnë armë”, thotë zoti Tim Barnett i dyqanit “Barnett’s Guns”.

AC është oficer policie në Los Anxhelos dhe instruktor i armëve të zjarrit. Ai po përdor një armë që shteti i Kalifornisë e konsideron armë sulmi. Ai mbështet kontrollin e së shkuarës, por jo ndalimin e armëve.

“Para se të vendosni nëse armët janë të këqija ose të mira, duhet t’i provoni. Ajo që nuk është për ju, mund të kënaqë dikë tjetër”, thotë AC, oficer policie dhe instruktor armësh.

Duke pasur parasysh lidhjen e amerikanëve me armët, pak njerëz besojnë se Kongresi do të kthehet tek ndalimi i armëve siç ishte në mesin e viteve 90. Por me rritjen e sulmeve në masë kohët e fundit, shumë njerëz kërkojnë një rrugë të mesme. /VOA

Tags: Amerikanetarmet

TË LIDHURA

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit
Bota

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

18:53 | 11/08/2025
Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!
Bota

Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!

16:27 | 11/08/2025
U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij
Bota

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

14:50 | 11/08/2025
Next Post
Eleminimi i biznesmenit në Tepelenë, policia ndalon autorin e dyshuar

Eleminimi i biznesmenit në Tepelenë, policia ndalon autorin e dyshuar

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 2 qershor 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 2 qershor 2021

“Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë”, detaje tronditëse për 23-vjeçaren

"Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë", detaje tronditëse për 23-vjeçaren

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

by mirseda
19:38 | 11/08/2025
0

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet si pjesë e një rrjetit të trafikut të...

Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë

Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë

19:05 | 11/08/2025
I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

18:53 | 11/08/2025
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

17:38 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com