Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse ambasadorja amerikane, do të bëhet armiku më i madh?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse ambasadorja amerikane, do të bëhet armiku më i madh?

Nga: Shpëtim Nazarko

Në një dalje të disa ditëve më parë, Kryeministri aktual, duket sikur u ankua për organet e reja të drejtësisë, SPAK apo BKH, organe këto të lindura nga nisma e drejpërdrejtë e SHBA-së dhe BE-së. Publiku dhe analistët, siç ndodh shpesh, e gjykuan në mënyra të ndryshme këtë fjalë, duke u rreshtuar përkrah, apo kundër tij. Kryeministri, e thelloi këtë kritikë akoma edhe sot, duke precizuar se, as në shqip dhe as në anglisht, nuk mund ta mësojnë atë, për gjëra të këtij lloji. Çfarë nuk kuptoi, ai që për një kritik të rreptë, duket se po imiton Berishën, me këtë sjellje? Ka shumë të ngjarë që, Kryeministri, ashtu si dhe Berisha, mbajnë në kurriz atavizmin e një periudhe enveriste, që njësonte shtetin me pushtetin. Nuk është ndonjë çudi. Secili, pavarësisht individualitetit të tij, bie në praktikë eksperiencën e asaj që ka kaluar, madje dhe gjenitë e kësaj bote, referuar një filozofi të madh, në fund të fundit, pavarësisht dëshirave, bien përtokë përplasur me murin e epokës që duan të kalojnë.

Përse, Amerika, përfaqësuar nga ambasadorja dhe BE-ja, do të shndërrohen në kritikët, apo armiqtë më të mëdhenj të pushtetit aktual? Arsyeja shumë e thjeshtë është se, ata e kanë të qartë diferencën midis pushtetit dhe shtetit, dhe në qëndrimet e tyre, natyrisht, ruajnë vetëm shtetin. Kjo, nuk është thjesht, dëshirë personale, por imponim i kategorisë absolute, për ata vetë.

Kur Berisha, në 1997-ën, shkaktoi katastrofën e njohur me “Piramidat”, Perëndimit iu deshën gjashtë ushtri dhe para të shumta, që t’i jepnin fund kasaphanës kombëtare dhe rrënimit të shtetit. Në rastin e një situate analoge, për shembull, produkt i borxhit që po arrin shifra të mëdha, apo korrupsionit të një qeverisje gati dhjetëvjeçare, pasojat mund të jenë analoge, për Amerikën, apo Perëndimin në përgjithësi. Po t’i shtosh edhe faktin se, Shqipëria gjendet në një rajon të ngatërruar si Ballkani, ku ka dhe popull shqiptar në disa shtete të tij, kupton pse Perëndimi, është më shumë i angazhuar, të ruajë shtetin dhe jo pushtetin. Po ka dhe një arsye, thjesht pragmatike, për këtë. Amerika, apo Evropa, nuk kanë dalë në shesh për të humbur para, por për të fituar para nga marrëdhënia me të tjerët. Kjo realizohet, kur shteti, a shtetet që ke përpara, nuk ngatërrojnë shtetin, me pushtetin. Natyrisht, mund të ketë periudha afatshkurtra, kur ekzistenca e pushtetit është faktor i rëndësishëm, për të mbajtur gjeopolitikën përreth e në këtë rast, llogaria mbahet mënjanë, për t’u larë në kohë tjetër.

Thënë shkurt: Amerika dhe Evropa, mbajnë ekuilibrin e shtetit, duke vëzhguar marrëdhëniet pozitë-opozitë, që e sigurojnë këtë ekuilibër. Këtë bëjnë edhe në Shqipëri, që për ta, nuk është një vend i botës së tretë, ku një grusht shteti i përhershëm, ndërron pozicionet e pushtetit, pa dëmtuar rajonin përqark. Shqipëria është në mes të Evropës dhe nga vendet më të rëndësishme të Ballkanit, ku kjo filozofi nuk lejohet.

Në gjendjen e tanishme, ku opozita është përtokë, është fare e natyrshme që ekuilibri dinamik, të sigurohet duke vëzhguar pushtetin që, në vende si yni, ka treguar rregullisht, që çmendet nëse nuk ka opozitë. Në këtë sens është e qartë se, kryesisht aleati qendror yni, pra Amerika, mund të kërkojë nga organizmat, SPAK a BKH, të mbajnë fort ekuilibrin e shtetit, që sigurohet si i tillë, duke mbajtur në vëzhgim shtetin dhe jo pushtetin.

Nuk është e vështirë të kuptohet, se në republika kryeministrore si e jona dhe veçanërisht, pas 2008-ës, ai që fiton, mban, përcakton dhe kërkon të kontrollojë të gjithë pushtetet. Këtë rrugë të rrezikshme e prenë amerikanë dhe europianë, duke luajtur me mjete minimale. Ata i hoqën kryeprokurorit fuqinë e tij, duke e decentralizuar këtë pushtet, që mund të korruptohej dhe të binte në dorën e kryeministrit aktual, apo pasardhës. Ky është thelbi i reformës për drejtësi dhe mjeti me më pak kosto, që përdorin amerikanë dhe europianë, kur kërkojnë të kontrollojnë pushtetet. Në këtë sens, vetëm një budalla nuk e kupton se kur, amerikanët, apo europianët, nuk tregojnë përralla kur kërkojnë ndarjen e pushteteve. Nuk çuditem që nëpërmjet SPAK, apo BKH, çështjet e mëdha të kalojnë, sot a nesër, në duart e prokurorëve të vegjël në rrethe, që do qërojnë hesapet me peshqit e mëdhenj të pushtetit. Këto lloj organizimesh me kosto minimale, besoj që shpejt a vonë, do të veprojnë në Shqipëri dhe ata që do paguajnë fillimisht, do të jenë njerëzit e pushtetit. Është normale që të mos goditet fillimisht opozita, që në kushtet aktuale është përtokë dhe nuk e luan dot gjëkundi rolin e ekuilibruesit dinamik që mban shtetin.

Për ta mbyllur. Ka shumë të ngjarë që Kryeministri aktual, Berisha, Meta, apo klasa politike në përgjithësi, të mos e kuptojnë se, të huajt që kanë ardhur këtu, në emër të Evropës, a Amerikës, kujdesen për shtetin e jo për pushtetin. Po të bënin të kundërtën, duhet të përgatiteshin për të hedhur miliardat e shteteve të tyre, që duhen kur pushtetmbajtësit, të krijonin gropën ekonomike të radhës.

Ditën që pushtetmbajtësit të kuptojnë se, ambasadorja amerikane, apo të Evropës, janë miqtë, po dhe armiqtë e tyre më të mëdhenj e kjo, jo nga dëshira për demokraci – por, thjesht shtetërore, – klasa jonë politike, do të mësojë që të mos ankohet më, poshtë e përpjetë.  /Konica

 

Tags: BerishaMetaramaYuri Kim

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Siemens largohet nga tregu rus

Siemens largohet nga tregu rus

Barbie zbulon kukullën e saj të parë me aparate dëgjimi

Barbie zbulon kukullën e saj të parë me aparate dëgjimi

Çfarë është NATO?

Çfarë është NATO?

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”
Aktualitet

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

by mirseda
22:55 | 23/05/2025
0

Një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, ku një vajzë filmon dy të moshuar duke kryer...

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

22:51 | 23/05/2025
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

22:34 | 23/05/2025
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

22:30 | 23/05/2025
“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

22:27 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com