Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Pse algoritmet e IA nuk mjaftojnë për të shpjeguar botën dhe sjelljen njerëzore

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Ne jemi duke u mësuar aktualisht me përparësinë që kanë shkenca matematikore, statistikat dhe të dhënat mbi jetën tonë. Algoritmet po na ndihmojnë gjithnjë e më shumë që të marrim vendime në të gjitha fushat, nga blerjet në internet tek udhëtuar, dhe deri tek gjërat që lexojmë.

Dhe në një farë mënyre, ato diktojnë preferencat dhe shijet tona. Por numrat nuk janë gjithçka. Vetëm ato nuk mjaftojnë për të shpjeguar sjelljen njerëzore, botën dhe dinamikën e saj. Së pari, ky është problem teknik:për momentin nuk ekziston asnjë teknologji e aftë, që të në japë përgjigje të caktuara pa kontributin njerëzor.

Por jo vetëm kaq:marrëdhëniet ndër-personale, reagimet ndaj lajmeve dhe ngjarjeve traumatike, vendimet politike, gjithçka që ka të bëjë me sjelljet individuale dhe shoqërore ka ende një dimension mbizotërues njerëzor, të cilin nuk mund ta injorojmë.

Shembulli i fundit vjen nga kompania që vitet e fundit ka përfaqësuar forcën pothuajse të patejkalueshme të shkencës kompjuterike dhe kontrollit të të dhënave. Disa vjet më parë, stafi në një zyrë specifike të kompanisë “Google”, e quajtur Jigsaw e kuptoi se disa probleme nuk mund të zgjidheshin dot nga kompjuterat.

Ose të paktën, jo pa ndihmën e njeriut. Kjo zyrë merret me problemin e dezinformimit dhe lajmeve të rreme. Dhe për të kërkuar përgjigje më të hollësishme, anëtarët e Jigsaw iu drejtuan antropologëve, duke trguar se ata duhej t’i jepnin ende diçka shkencave humane.

Analiza e Google, u raportua nga “Financial Times”, në një artikull të nënshkruar nga kolumnistja Xhillian Tet, antropologe dhe autore e esesë “Antro-vizion:Një mënyrë e re për të parë biznesin dhe jetën” e cila do të botohet në qershor.

Antropologët udhëtuan nëpër Amerikë dhe Britani, për të bërë diçka që dukej më parë e paimagjinueshme. Ata takuan teoricienët më të mëdhenj të konspiracioneve, personalisht ose biseduan përmes video-kamerave, dhe shpenzuan orë të tëra duke i dëgjuar ata.

Në përgjithësi grupimi kundër vaksinave kundërshton kompanitë e mëdha shumëkombëshe. Por ekipi i Jigsaw vuri në dukje se duke vendosur në ekuacion edhe punën e një grupi antropologësh – të cilët biseduan me këta njerëz – u bë e qartë se shumë nga supozimet e mëparshme të teknikëve në Google – apo ndonjë kompani tjetër në sektor – rreth shkakësisë dhe ndikimit të hapësirës kibernetike mbi jetën e njerëzve, ishin të gabuara.

Një shembull praktik:është supozuar gjithmonë se faqet ‘debuking’ – ato që përpiqen të zhbllokojnë apo ç’mitizojnë lajmet e rreme, të njëanshme ose joshkencore – duhet të jenë shumë profesionale, serioze, shumë të sakta, për t’i bërë ato të duken shumë të besueshme. Por për shumë teoricienë të konspiracionit, kjo shkallë profesionalizmi prodhon efektin e kundërt:bëhet shembulli i punës së elitës që ata e kundërshtojnë.

Ndaj Google bëri bashkë antropologjinë, psikologjinë dhe studimet mediatike me shkencën e të dhënave, për të krijuar mjete të reja të afta për t’iu kundërvënë dezinformimit të rrezikshëm që qarkullon në internet. Nuk ka dyshim që vetëm kjo qasje nuk mjafton për të ndryshuar mendjet e të gjithë teoricienëve të konspiracionit në botë.

Por eksperimenti tashmë ka dhënë një përgjigje shkencërisht të rëndësishme: ua ka bërë të qartë disa studiuesve në botën e teknologjisë, se ndonjëherë ata kanë nevojë për njerëz të aftë që të bëjnë analiza cilësore, jo vetëm sasiore.

Tek e fundit, ishte Xhek Dorsej, bashkëthemelues i Twitter, ai që deklaroi se nëse Silicon Valley do të kishte kombinuar punën e sociologëve me shkencëtarët e kompjuterëve që nga fillimi i zhvillimit të saj si një qendër teknologjie, do të kishte ndërtuar ndoshta një internet më të mirë, një media sociale më të mirë, dhe ndoshta një botë më të mirë.

Pra puna e antropologut, i ndihmon ekspertët e rrjetit që të kenë një vështrim kritik – jo në kuptimin negativ – ndaj çdo kulture, duke favorizuar një konsensus të përgjithshëm në vlerësimet cilësore. Dhe kjo qasje, sipas Financial Times, e ka ndihmuar General Motors, JPMorgan, Japan Airlines, ushtrinë amerikane, shërbimin shëndetësor britanik, bankën qendrore të Japonisë, industrinë bërthamore të SHBA-së dhe teknologjisë gjermane gjatë dekadave t’u përgjigjen një larmi marramendëse pyetjesh: Pse maskat ndalojnë pandemitë? Pse shoferët e taksive i urrejnë mjetet e inteligjencës artificiale? Pse financierët e kanë të vështirë të punojnë nga shtëpia? Atëherë kjo qasje kritike-njohëse, mund t’i propozohet edhe botës post-pandemike.

Burimi i lajmit: https://www.linkiesta.it/2021/05/intelligenza-artificiale-antropologia-comportamenti-umani-mondo-numeri-dati-scienza

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Shkoi për peshkim në një lumë me krokodilë: Luftoi me bishën para se ajo ta përpinte
Kuriozitete

Shkoi për peshkim në një lumë me krokodilë: Luftoi me bishën para se ajo ta përpinte

17:57 | 05/07/2025
Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
Kuriozitete

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Next Post

Vrasja e shqiptarit në Greqi, autoritetet identifikojnë 3 autorët e dyshuar

U dënua me dy vite burg/ Llalla: Vendim i marrë jashtë sallës së gjykimit

Shkodra në festë pas 13 vitesh/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com