Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“PS në 31 bashki pa kundërshtarë”, zbardhet raporti i OSBE: Presidenti Meta…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“PS në 31 bashki pa kundërshtarë”, zbardhet raporti i OSBE: Presidenti Meta…

OSBE ka hartuar një raport të ndërmjetëm për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Në të theksohet se Partia Socialiste po shkon në këto zgjedhje edhe pse në 31 bashki nuk ka kundërshtarë. Ndërsa nuk ka lënë pa cekur edhe protestat e opozitës dhe faktin se 27 kandidatë të saj nuk po kandidojnë në zgjedhje.

“Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit’, thuhet ndër të tjera në raport.

Përmbledhje e raportit të OSBE:

Zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjitha 61 bashkitë po mbahen në kushtet e një ndarjeje të thellë politike mes Partisë Socialiste (PS) në pushtet dhe Partisë Demokratike (PD) në opozitë, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), ku këto të fundit janë tërhequr nga Parlamenti në muajin shkurt. Partitë opozitare të udhëhequra nga PD-ja kanë organizuar protesta të vazhdueshme, në shumë prej të cilave u vu re prania e dhunës, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. PD-ja dhe LSI-ja, ashtu si edhe disa parti më të vogla opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje. Në 31 bashki, kandidatët e PS-së për kryetarë bashkie garojnë pa kundërshtarë. Më 10 qershor, Presidenti dekretoi shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit që shfuqizonte dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon përgatitjet për zgjedhjet.

Kryetarët e bashkive zgjidhen përmes sistemit mazhoritar, kurse anëtarët e këshillave përmes një sistemi proporcional listash të mbyllura në një kuadër ligjor që në masën më të madhe mbetet I pandryshuar që prej zgjedhjeve vendore të 2015-ës. Opozita u tërhoq nga procesi i reformës zgjedhore që filloi pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës dhe që nuk çoi në asnjë ndryshim ligjor. Kodi Zgjedhor nuk përmban asnjë rregullim specifik për zgjedhje pa kundërshtarë.

Sipas ligjit, qeveria dhe partitë parlamentare opozitare kanë të drejtë të jenë të pranishme në të tre nivelet e administratës zgjedhore. PD-ja dhe LSI-ja nuk pranuan fillimisht të emëronin anëtarë në komisione, duke e lënë KQZ-në dhe 90 Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) pa anëtarë të emëruar nga opozita. Më pas, KQZ-ja doli me vendimin se partitë që nuk garojnë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të emërojnë komisionerë. Ankesa e ngritur më pas kundër këtij vendimi u rrëzua nga gjykata në shkallë të fundit.

Regjistrimi i zgjedhësve është një proces pasiv, ku listat e zgjedhësve nxirren nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ministria e Brendshme ka bërë përpjekje për ta përmirësuar këtë regjistër, ku përfshihet edhe caktimi i një kodi të saktë adrese çdo zgjedhësi. Disa nga palët bashkëbiseduese të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, duke përfshirë edhe një auditues të KQZ-së për regjistrimin e zgjedhësve, kanë ngritur shqetësime në lidhje me cilësinë e këtij procesi. Numri përfundimtar i zgjedhësve të regjistruar të shpallur më 25 maj ishte 3,536,016.

Nga KZAZ-të dhe KQZ-ja janë regjistruar gjithsej 97 kandidatë për kryetarë bashkie, duke përfshirë 11 kandidate gra, si dhe 544 lista kandidatësh për anëtarë këshillash bashkiakë. Ligji parashikon një kuotë gjinore përfaqësimi prej 50 për qind për secilën gjini në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Disa kandidatë dhe disa lista kandidatësh nuk janë pranuar për shkak të mosrespektimit të afatit për paraqitjen e dokumentacionit dhe/ose për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për vendbanimin ose kuotën gjinore.

Fushata zyrtare filloi më 31 maj. Përveç kandidatëve për kryetarë bashkie, dy koalicione, njëri I udhëhequr nga PS-ja dhe tjetri nga Partia Aleanca Kuq e Zi, si dhe 14 parti që garojnë më vete, kanë paraqitur kandidatë për këshillat bashkiakë. Ndonëse fushata mbetet përgjithësisht me vizibilitet të ulët, gjuha e përdorur dominohet nga polemikat dhe debatet nëse mund të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive opozitare kryesore. PS-ja nuk e ka pranuar publikisht dekretin e Presidentit, I cili synon shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve dhe vazhdon të mbajë mitingje në kryeqytet dhe në qytetet kryesore. Mjedisi mediatik është i larmishëm, por mediat kryesore perceptohen si të pozicionuara politikisht.

Përdorimi i përmbajtjes së prodhuar nga partitë politike në edicionet informative mbetet shqetësim për shumë nga bashkëbiseduesit e MVZ-së së ODIHR-it. Roli i mediave audiovizive në fushatë është tejet i rregulluar, ku Kodi Zgjedhor specifikon masën e mbulimit mediatik dhe të minutazhit falas për partitë parlamentare bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Emërimi i vonuar I Bordit të Monitorimit të Medias e ka kufizuar mundësinë e këtij bordi për të mbikqyrur përmbushjen e kërkesave ligjore për mbulim proporcional nga mediat audiovizive.

Sipas ligjit, vetëm partitë politike dhe kandidatët e pavarur, të cilëve u preken të drejtat, kanë të drejtë të paraqesin ankesa ndaj organeve të administrimit të zgjedhjeve. KQZ-ja shqyrton ankesat ndaj vendimeve të KZAZ-ve. Ndaj vendimeve të KQZ-së mund të bëhet ankesë në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Tiranës. Deri më 6 qershor, KQZ-ja ka marrë 14 ankesa ndaj vendimeve të KZAZ-ve, të cilat lidhen kryesisht me regjistrimin e kandidatëve, por shumica e vendimeve të Kolegjit për këto ankesa nuk janë bërë ende publike. Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar 11 kërkesa ankimore ndaj vendimeve të KQZ-së, përfshirë vendime për regjistrim kandidatësh dhe për të drejtën e emërimit të komisionerëve zgjedhorë dhe ka lënë në fuqi 8 prej tyre. Shumica e vendimeve të gjykatës nuk janë publikuar të plota.

RAPORTIN E PLOTË MUND TA LEXONI (KËTU)

Tags: 31 bashkikundershtareOSBEpresidenti metaPSraportiZbardhet

TË LIDHURA

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit
Aktualitet

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

21:14 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Next Post
Meta do shpërndajë Parlamentin? Flet këshilltari i Presidentit

Meta do shpërndajë Parlamentin? Flet këshilltari i Presidentit

Rama e kërcënoi, Meta hedh hapin e radhës

Kthimi i ‘97/ Ramës thirrje Metës: Ja si ta qetësosh situatën në vend

“Po na bëjnë presion në administratë”/ Berisha nxjerr denoncimin: Sot më kanë arrestuar gjyshin

“Po na bëjnë presion në administratë”/ Berisha nxjerr denoncimin: Sot më kanë arrestuar gjyshin







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com