Pas vizitës së tij në Berlin, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar socialist.
Mbledhja ka nisur në orën 10:00 në kryesinë e Kuvendit, dhe drejtohet nga deputeti Taulant Balla.
Në rend dite janë çështjet politike si reforma zgjedhore, ligji për presidentin, paketa antishpifje dhe fushata zgjedhore.
Situata politike në vend vijon të mbetet e nxehtë pak muaj para zgjedhjeve.
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi dje se duhen hapur listat e kandidatëve për deputetë në masën 100%, gjë që është kundërshtuar nga kryeminstri Edi Rama, i cili tha me ironi se kreu i shtetit ka raport personal me hënën.
Ndërkohë, në dy mbledhjet e fundit të Këshillit Politik, mazhoranca dhe opozita nuk janë dakordësuar për çështjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave.