E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Covid-19/ Pse ‘imuniteti i tufës’ është një fantazi

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga: William Haseltine “CNN”

Përkundër asaj që na thotë shkenca apo strategjia e dështuar mbi koronavirusin që ndoqi Suedia, njerëzit vazhdojnë të shpresojnë tek “imuniteti i tufës” si një strategji e mundshme për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19.

Gjatë një takimi elektoral, presidenti Donald Trump tha se virusi “do të zhduket” edhe pa një vaksinë.

“Ju do të zhvilloni imunitetin e tufës”, u tha ai mbështetësve të tij. Unë kam shkruar edhe më parë se sa e pamatur dhe joefektive është kjo mënyrë të menduari, dhe shumë ekspertë kanë rënë dakord.

Kjo strategjia do të shkaktonte një numër katastrofik vdekjesh në SHBA. Edhe Suedia, që pati një qasje të butë ndaj kufizimeve përballë përhapjes së koronavirusit, është ende larg pragut të ‘imunitetit të tufës’. Falë studiuesve që përdorin teknikat e sekuencave gjenomike, ne tani e dimë që njerëzit mund të infektohen sërish nga Covid-19 – një fakt që duhet të jetë “gozhda e fundit” në “arkivolin” e çdo shprese të keq-konceptuar mbi ‘imunitetin e tufës’.

Koronavirusët njerëzorë, nuk janë njohur në përgjithësi për shkak të imunitetit të tufës. Ata na kanë infektuar për dekada me radhe në mënyrë të ngjashme me mekanizmin e një ore, shumë prej nesh shumë herë gjatë jetës sonë. Deri kohët e fundit, ishte e paqartë nëse ky do të ishte rasti edhe për SARS-CoV-2.

Studimet mbi 2 pacientë të ri-infektuar me Covid-19, njëri në Hong Kong dhe tjetri në Shtetet e Bashkuara, i kanë dhënë përgjigje kësaj pyetje. E vetmja që mbetet ende pa përgjigje është se sa shpesh ndodh ri-infektimi.

Ajo që mund të hedhë dritë mbi këtë çështje, është një studim i përbashkët dhe shumëvjeçar i udhëhequr nga studiues nga Holanda dhe Kenia mbi koronavirusin që prek njerëzit NL63 (HCoV-NL63), një anëtar i familjes së koronavirusëve që nuk është vdekjeprurës, por që është endemik për popullatat në të gjithë botën.

Ashtu si koronavirusët e tjerë jovdekjeprurës, të cilët ka të ngjarë të na infektojnë të paktën një herë në jetën tonë, HCoV-NL63 shkakton atë që ne do ta quanim të ftohurën e zakonshme.

Tre zbulime kryesore nga ky studim, që u bë publik në vitin 2018, mund të ndihmojnë në një kuptim më të mirë mbi virusin Covid-19 SARS-CoV-2 dhe aftësinë e tij për të na ri-infektuar.

Studimi u krye në azilet e të moshuarve dhe spitalet në Qarkun Kilifi në Kenia, ku studiuesit gjurmuan qarkullimin e koronavirusëve të shumtë në të gjithë komunitetin për një periudhë prej 6 vjetësh. Gjetja e parë ishte se disa pacientë nuk u infektuan vetëm një herë, por dy herë.

Madje një person u prek 4 herë nga virusi. Kjo na tregon se si imuniteti ndaj HCoV-NL63 ishte jetëshkurtër, aq sa disa u infektuan brenda 3 muajsh. Gjetja e dytë e rëndësishme ishte fakti që një numër befasues pacientësh kishin ngarkesw më të larta virale pas ri-infektimit sesa gjatë infeksionit fillestar.

Lexo edhe :   Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve
Lexo edhe :   Basha ngre alarmin: Babai i një gazetari priti 6 ditë për të bërë tamponin

Për shumicën e njerëzve, si sasia e virusit në trupin e tyre, ashtu edhe ashpërsia e simptomave u ul nga njëri infeksion tek tjetri. Por për disa pacientë në studimin NL63, e vërtetë ishte e kundërta. Ky duket të jetë rasti i 25-vjeçarit në Nevada që u ri-infektua me Covid-19.

Në fakt, studiuesit në studimin NL63, theksuan se nivelet e larta të antitrupave tek disa pacientë në Kenia, rritën gjasat e infeksionit në vend se ta parandalonin ose zbutnin atë.

Ky përfundim sfidon pritshmërinë e përgjithshme, sipas së cilës një reagim i fortë imunitar, do të thotë një mbrojtje më e madhe nga ri-infektimi. Këto raste sugjerojnë që askush që preket nga një koronavirus, pavarësisht nga natyra e infeksionit të tyre fillestar, nuk është plotësisht i sigurt nga ri-infektimi.

Gjetja e tretë e rëndësishme është se në 6 vjet, imuniteti i tufës ndaj HCoV-NL63 nuk u arrit asnjëherë, dhe virusi vazhdoi të qarkullonte gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimit. Koronavirusët njerëzorë endemikë, nuk janë aq ngjitës sa SARS-CoV-2, e megjithatë ata kanë infektuar njerëz në të gjithë botën për dekada dhe gjithmonë arrijnë që të rishfaqen.

Edhe nëse SARS-CoV-2 do të arrijë të bëhet një koronavirus endemik njerëzor si HCoV-NL63, ne nuk do të shpëtojmë nga rreziqet që paraqet ai për segmentet më të brishta të popullatës. Përveç rastit kur mund të kemi një vaksinë të përdorur gjerësisht që mund të na japë një mbrojtje, të cilën nuk na e garanton përgjigja jonë natyrale e sistemit imunitar.

Është në interesin tonë më të mirë ta pranojmë rrezikun e ri-infektimit – në vend se të mbajmë shpresë tek imuniteti i tufës – kur mendojmë mbi ndërhyrjet shkencore dhe shëndetësore publike që do të kërkohen në muajt dhe vitet e ardhshme.

Ne duhet të zhvendosim pjesën më të madhe të përpjekjeve tona në zhvillimin dhe shpërndarjen e barabartë të një vaksine, e cila të jetë jo vetëm e sigurt dhe efektive, por edhe që të shmangë mundësinë e ri-infektimit.

Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet për të marrë masa bazuara në prova shkencore, derisa të kemi në dispozicion një vaksinë. Përndryshe, do të kalojë shumë kohë para se të kemi parë pjesën e fundit të pandemisë së Covid-19, dhe jo shumë kohë para se të prekemi nga një tjetër koronavirus vdekjeprurës.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/09/18/opinions/reinfection-covid-19-prevention-herd-immunity-haseltine/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...