Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“PS-ja mbushi kutitë”, BD ankimon zgjedhjet e 30 qershorit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“PS-ja mbushi kutitë”, BD ankimon zgjedhjet e 30 qershorit

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi deklaron se partia e tij do t’i ankimojë zgjedhjet e 30 qershorit. Përmes një statusi në Facebook, ai sqaron arsyet se pse BD-ja mori pjesë në këto zgjedhje. Sipas Patozit, ankimimi do bëhet me arsyetimin se PS ka tjetërsuar votimin.

“Ne kemi dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numërimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj”, shkruan ai në postimin e tij.

Kujtojmë se më herët ishte kandidati i Bindjes Demokratike për Kurbinin, Edmond Piroli që paralajmëroi se do t’i drejtohej Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

BINDJA DEMOKRATIKE DO T’I ANKIMOJË ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT

E vetmja fitore e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte që ditën e votimit shqiptarët nuk u përplasën me njëri-tjetrin, ashtu siç kishin paralajmëruar disa koka të nxehta udhëheqësish politikë. Ato ishin zgjedhje të këqija dhe të cunguara, ndaj nuk është rastësi që, pas përfundimit të tyre, zgjidhja e krizës nuk shikohet fare në horizont. Tani që është numëruar edhe vota e fundit, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar mes palëve të vjetra ndërluftuese, të cilat ishin gati për ta çuar vendin në konflikt civil vetëm që të ruanin objektivat e tyre partiake.
BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në to, e vetëdijshme se po hynte në një proces të vështirë dhe të paragjykuar, ku kishte pak ose aspak shanse që të votohej dhe numurohej normalisht. Por edhe pse tani është provuar qartë se këto ishin zgjedhje problematike, ne jemi sërish të bindur se kemi marrë vendimin e duhur për të garuar më 30 qershor. Madje do të kishim bërë të njejtën gjë, edhe sikur ta dinim që në fillim se zgjedhjet do të ishin edhe më të këqija se kaq. Sepse mendojmë që ato janë i vetmi instrument për të ndryshuar qeverisjen në një vend demokratik, sa kohë që nuk është shpikur ende ndonjë mënyrë tjetër.
Zgjedhjet e 30 qershorit u cënuan kryesisht nga bojkoti i partive kryesore të opozitës, por edhe nga menaxhimi i keq i njërës palë, të cilës i ngeli në dorë e gjithë tepsia e administrimit të tyre dhe ajo bëri çfarë deshi me të. Ndaj BINDJA DEMOKRATIKE ishte, jo vetëm pjesëmarrëse në këto zgjedhje, por edhe dëshmitare e deformimit të tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në të gjitha nivelet e trajtuan si ferrë nëpër këmbë BINDJEN DEMOKRATIKE, që nga dita e parë e fushatës, e deri sa u numurua vota e fundit. Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve. Kjo do të thotë se në një të tretën e territorit, Partia Socialiste na e mori në tavolinë rezultatin, duke mos na lejuar të hynim në garë fare.
Por aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga ana e tyre që ne të kishim një sy në administrimin e zgjedhjeve, në kushtet e mungesës së Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kërkesës sonë të përsëritur për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha qendrat e bashkive ku konkuronim KQZ-ja dhe KZAZ-të nuk iu përgjigjën kurrë, madje në kundërshtim flagrant me ligjin, as që denjuan ta marrin fare në shqyrtim.
Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës, edhe në kushtet e mungesës së shumë partive opozitare më 30 qershor.
Refuzimi i pranisë sonë nëpër komisionet e votimit dhe në tavolinat e numurimit është një argument i mjaftueshëm që ne të kemi dyshime të arsyeshme se rezultati i këtyre zgjedhjeve është trukuar nga profesionistët e vjedhjes së votës në Shqipëri. Ky ankimim mbështetet edhe nga të dhëna të besueshme që na sjellin përfaqësuesit dhe vëzhguesit tanë nga disa bashki të vendit, ku shkeljet kanë qenë më flagrante.
Ne kemi dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numurimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj.
Ky kontestim nuk ka lidhje me rezultatin e BINDJES DEMOKRATIKE, i cili mund të konsiderohet i mirë për kushtet dhe trysninë e jashtëzakonshme, që ushtruan palët mbi të gjithë procesin, por është një shërbim që kryhet për të nxjerrë dhe zbardhur të vërtetën e 30 qershorit.
Shqipëria duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga zgjedhje të tilla të shëmtuara, që drejtohen nga militanë fanatikë partish, të cilët e prishin procesin edhe atëherë, kur nuk kanë shumë ose aspak nevojë, e jo më atëherë kur rivaliteti me kundërshtarët është i fortë.

Tags: 30 qershoriankimimi i zgjedhjeveastrit patoziBindja Demokratike

TË LIDHURA

Konflikte në kopshtin në Tiranë: Pronarja dhe mësuesja denoncojnë prindin, nisën hetimet
Aktualitet

Konflikte në kopshtin në Tiranë: Pronarja dhe mësuesja denoncojnë prindin, nisën hetimet

17:32 | 06/06/2025
Kraja: “Demokracia u mor peng, 11 maji ishte teatër i Ramës”
Aktualitet

Kraja: “Demokracia u mor peng, 11 maji ishte teatër i Ramës”

17:30 | 06/06/2025
Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë
Aktualitet

Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë

17:25 | 06/06/2025
Next Post
Tronditet Kavaja/ Përplasje me armë mes dy bandave, vritet kalimtari, plagosen 4 të tjerë

Përplasja me armë në Kavajë/ Policia jep detaje: Viktima kalimtar, autorë dy vëllezër

Zgjedhjet/ Paralajmëron PD: Do ngremë padi, disponojmë fakte për falsifikim pjesëmarrjeje

Zgjedhjet/ Paralajmëron PD: Do ngremë padi, disponojmë fakte për falsifikim pjesëmarrjeje

I ndihmoi në garën për titull, mesfushori largohet nga Partizani

I ndihmoi në garën për titull, mesfushori largohet nga Partizani

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Lajm i mirë për Kosovën, EULEX-it i zgjatet mandati deri më vitin 2027
Kosovo

Lajm i mirë për Kosovën, EULEX-it i zgjatet mandati deri më vitin 2027

by mirseda
17:34 | 06/06/2025
0

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i është zgjatur mandati deri më...

Konflikte në kopshtin në Tiranë: Pronarja dhe mësuesja denoncojnë prindin, nisën hetimet

Konflikte në kopshtin në Tiranë: Pronarja dhe mësuesja denoncojnë prindin, nisën hetimet

17:32 | 06/06/2025
Kraja: “Demokracia u mor peng, 11 maji ishte teatër i Ramës”

Kraja: “Demokracia u mor peng, 11 maji ishte teatër i Ramës”

17:30 | 06/06/2025
Pas 9 vitesh te Atalanta, Gasperini prezantohet me stil në klubin e ri të Serisë A

Pas 9 vitesh te Atalanta, Gasperini prezantohet me stil në klubin e ri të Serisë A

17:27 | 06/06/2025
Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë

Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë

17:25 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com