Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Provokimi i radhës, Serbia zgjedhje në Kosovë, reagon ashpër FFK

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Provokimi i radhës, Serbia zgjedhje në Kosovë, reagon ashpër FFK

Një lajm i rrufeshëm u përhap sot në Kosovë. Federata Serbe e Futbollit ka menduar që të bëjë zgjedhje në Kosovë në mënyrë që të kenë përfaqësinë e tyre në futboll. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka publikuar një shkrim të gjatë duke hedhur poshtë tentativa të tilla dhe duke i quajtur të pavlefshme.

Reagimi i plotë i FFK-së:

Pas lajmit se Serbia do të organizojë zgjedhje në të ashtuquajturën Federatë Serbe të Futbollit për Kosovë, Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër dhe i kundërshton fuqishëm këto zgjedhje dhe si të tilla nuk sjellin e prodhojnë asnjë efekt juridik, veçsa i dëmtojnë përpjekjet e FFK-së që po punon fort për integrimin e komunitetit serb në futboll dhe sjellin huti te futbollistët serb.

FFK-ja, ka ndarë rrugët me Serbinë qysh në vitin 1991, ndërsa kjo ndarje është forcuar dhe vulosur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008. FFK-ja tashmë është pjesë me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA dhe është i vetmi organ që ka të drejtën e organizimit të futbollit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Së këndejmi çdo tendencë për të themeluar një të ashtuquajtur Federatë serbe të futbollit për Kosovë për të  organizuar gara në futboll, është e papranueshme dhe e konsiderojmë si ndërhyrje të drejtpërdrejtë  në autonominë e FFK-së. Ndaj, FFK-ja nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që një organizatë e tillë ilegale të organizojë gara në territorin e vet.

Serbia, në këtë kohë po proklamon pajtimin me shqiptarët dhe njohjen e Kosovës, por veprimet e saja flasin të kundërtën e kësaj, madje ajo shkon aq larg sa përpiqet, jo vetëm në aspektin politik, por edhe sportiv ta dëmtojë Kosovën dhe po punon në çdo segment ta defaktorizojë dhe angazhohet  për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Kjo nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim.

Ndaj, i bëjmë thirrje Serbisë që menjëherë të heq dorë nga këto veprime, sikur që ftojmë të gjitha organet tona shtetërore, në veçanti MKRS–në dhe KOK-un të reagojnë ashpër për parandalimin e këtyre veprimeve.

Sikur, që ne do të reagojmë edhe të dy shtëpitë e futbollit, ajo Evropiane dhe Botërore, pjesë e së cilave është FFK-ja  që të ia tërheqë vërejtjen Serbisë që ta ndalojë me këso lloj veprimesh. FFK-ja është e përkushtuar që të punojë edhe më tutje për përfshirjen e futbollistëve dhe ekipeve serbe në garat e futbollit të Kosovës, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne duam  të besojmë, se të gjitha institucionet e Kosovës politike dhe sportive do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për parandalimin e veprimeve të tilla, sikur që besojmë dhe shpresojmë se Serbia, do të ndalojë me veprime të tilla edhe për të mirën e komunitetit serb.

Presidenti i FFK-së Agim Ademi”, – shkruhet në njoftimin zyrtar.

Tags: ashpërFFKkosoveprovokimiradhësreagonSerbiazgjedhje

TË LIDHURA

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda
Sport

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

22:51 | 17/11/2025
Tuchel për Bellingham-in: Përmirëso sjelljen
Sport

Tuchel për Bellingham-in: Përmirëso sjelljen

17:03 | 17/11/2025
Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

22:54 | 15/11/2025
Next Post
Strakosha me shokë fitojnë derbin, prezantuesja italiane i ‘falënderon’ nudo (Foto)

Strakosha me shokë fitojnë derbin, prezantuesja italiane i ‘falënderon’ nudo (Foto)

Flaka Krelani pa komplekse: Nuk e kam problem të vesh rroba të përdorura

Flaka Krelani pa komplekse: Nuk e kam problem të vesh rroba të përdorura

Gulf mashtroi SHISH-in! Si institucioni që ruan sigurinë kombëtare ra viktimë e tollonave fiktive

Gulf mashtroi SHISH-in! Si institucioni që ruan sigurinë kombëtare ra viktimë e tollonave fiktive







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte bashkëpronar në një restorant
Bota

Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte bashkëpronar në një restorant

by mirseda
08:35 | 18/11/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së dielë në Michigan të SHBA-së pasi një...

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

22:53 | 17/11/2025
Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

22:51 | 17/11/2025
Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

22:34 | 17/11/2025
“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

22:14 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com