Lideri i opozitës Lulzim Basha pas arrestimit me dhunë të Seit Dollapi udhëhoqi protestuesit drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku do të kërkonte lirimin e tij. Pasi turma mbërriti atje pati përplasje me policinë e cila me autobotin e ujit tentoi t’i largojë nga ambientet e Drejtorisë.
Protestuesit reaguan ashpër ndaj policisë duke e sulmuar me sende të forta dhe ndezën koshat e plehrave duke i shtyrë drejt efektivëve. Gurët kanë vërshuar edhe në drejtim të godinës së Drejtorisë së Policisë, ku janë thyer edhe xhamat e ndërtesës.
Policia pas përplasjeve në distancë ka ecur përpara duke vërshuar drejt protestuesve duke i shpërndarë drejt rrugicave të zonës me ujë dhe gaz.