Pasi protestuesit kanë shqyer derën kryesore të PD-së, një reagim është përcjellë nbë kohë reale nga amabasadorja amerikane Yuri Kim. Ambasadorja shprehet se SHBA është thellësisht e shqetësuar për situatën duke shtuar se ata që nxisin dhunën do mbajnë përgjegjësi.
DEKLARATA
SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit.
U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës, që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë hyrë brenda selisë së Partisë Demokratike, duke rrëzuar dyert e mbyllura të godinës.