E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Hidhet gaz në selinë e PD, Berisha: Provokim i dhunshëm, e hodhi Basha

Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se ka hedhur gaz ndaj protestuesve. Berisha tha se tubuesit janë paqësorë. Ish-Kryeministri i bëri thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje, dhe gjakftohtësi.

“Akt i rëndë, provokacion i dhunshëm. Lulzim Pengu hedh gaz ndaj protestuesve paqësorë. Krejtësisht paqësorë të cilët kërkojnë që shtëpia e tyre bunker të shndërrohet shtëpi e lirisë.

Tregon qartë që është një peng i qartë amoral. Kërkon të largojë me gaz dhe dhunë referendarët e lirisë, që kanë ardhur sot më të vendosur se kurrë që të përmbarojnë vendimin e tyre historik.

Dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë për familjarët. I mbyll vetëm pushtuesi, zaptuesi që quhet Lulzim Pengu, apo Bashë Brava”, tha Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...