Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Protestuesit në Liban kërkojnë vdekjen ose dëbimin e politikanëve

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Protestuesit në Liban kërkojnë vdekjen ose dëbimin e politikanëve

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në Bejrut. Njoftimet për neglizhencë nga ana e zyrtarëve të vendit, sollën një valë të zemërimit publik që iu shtua trazirave të muajve të fundit. Dorëheqja e kryeministrit të vendit dhe kabinetit të tij vijnë ndërsa shumë libanezë janë të shqetësuar se qindra miliona dollarë në ndihma ndërkombëtare mund të përfundojnë në xhepat e të njëjtëve politikanë të cilët ata i mbajnë përgjegjës për katastrofën.

Mijëra protestues u kthyen në qendër të Bejrutit, skenë e protestave që filluan së pari në tetor, dhe thanë se durimi i tyre kishin arritur kulmin. Disa bënë thirrje jo vetëm për heqjen e klasës politike, por kërkuan që politikanët të vareshin.

Shumë libanezë akuzojnë udhëheqjen e vendit se injoroi paralajmërimet për asgjësimin e mijëra tonëve nitrat amoniumi që shkaktoi shpërthimin. Shpërthimi gjigant la më shumë se 150 të vdekur, 5,000 të plagosur, dhe 250 mijë shtëpi të shkatërruara. Nida Hakim ka dalë vullnetare për të pastruar rrugët. Ajo ka lidhur një litar në fshesën e saj.

“Kjo është fshesa që përdor për të pastruar shtëpitë e njerëzve dhe ky litar është për qeverinë që na vrau të gjithëve ne, jo vetëm ata që gjetën vdekjen nga shpërthimi, por të gjithëve ne”.

Pak pasi filluan demonstratat e së shtunës, forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës mbi protestuesit që u përpoqën të thyejnë kordonin rreth ndërtesës së parlamentit.

Protestuesit arritën të sulmojnë ministrinë e jashtme duke shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë. Gjatë natës, njerëz me uniformë rrahën disa nga protestuesit dhe i shpërndanë ata. Megjithatë, protestuesit u kthyen përsëri të nesërmen.

Ata kërkojnë që shpërthimi të hetohet nga një panel ndërkombëtar, duke thënë se nuk kanë besim në qeverinë e tyre. 21 vjeçari Izar Lahoud ka dale për të protestuar me shokët e tij. Ai thotë se politikanët duhet të vriten ose të dëbohen nga vendit.

“Ata kujdesen vetëm për vete, për të fituar para. Ne po vdesim dhe asnjë politikan nuk do t’ja dijë”, thotë Izari.

Komuniteti ndërkombëtar ka premtuar miliona dollarë ndihma. Por në një vend ku ryshfetet dhe keqmenaxhimi kishin nxitur muajt të tërë trazirash para katastrofës, ekziston frika se paratë mund të përfundojnë në xhepat e politikanëve të korruptuar. /VOA

Tags: dëbiminLibanpolitikanëveprotestuesit

TË LIDHURA

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza
Bota

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025
“Zjarret dhe temperaturat ekstreme marrin jetë, rritet numri i viktimave”
Bota

“Zjarret dhe temperaturat ekstreme marrin jetë, rritet numri i viktimave”

18:48 | 02/07/2025
Aksident i rëndë në terminal/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin
Bota

Aksident i rëndë në terminal/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin

16:19 | 02/07/2025
Next Post
“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Zbulohet nëse Mbappe do të aktivizohet në ndeshjen kundër Atalantës

Zbulohet nëse Mbappe do të aktivizohet në ndeshjen kundër Atalantës

Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

Për fitoret dixhitale të Berishës dhe humbjet reale të Bashës

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza
Bota

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

by mirseda
21:36 | 02/07/2025
0

Drejtori i Spitalit Indonezian të Gazës është vrarë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tij...

“Digjet landfilli i Elbasanit, Himçi: Zjarri i qëllimshëm, të shkojë në SPAK”

“Digjet landfilli i Elbasanit, Himçi: Zjarri i qëllimshëm, të shkojë në SPAK”

21:25 | 02/07/2025
Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë

Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë

21:21 | 02/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen

20:44 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com