Në morinë e pankartave të ndryshme në protestë, spikati edhe flamuri gjigant ukrainas. Një grup qytetarësh kanë dalë me një flamur gjigant të Ukrainës, si një “replikë” ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili prej ditësh i cilëson protestat si një turp dhe që i shkojnë për shtat Rusisë në një kohë lufte.
Deri më sot, të gjitha protestat qytetare për krizën e çmimeve janë zhvilluar paqësisht dhe nuk ka pasur asnjë dëmtim të institucioneve apo të efektivëve.
Sakaq, ndër radhët e protestuesve ka pasur ndalime dhe shoqërime më shumë se në asnjë protestë tjetër.