Protesta e opozitës e nisur prej orës 10:00, tashmë është drejt fundit. Protestuesit të cilët po shoqërojnë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, po i drejtohen KQZ.
Së bashku me ta janë edhe kandidatët pasues të PD-së dhe LSI-së, që refuzuan mandatin e deputetit.
Në thirrjet “Rama ik”, ata i kanë dhënë edhe një mesazh të qartë policisë: “Shpëtuat sot”. Në shenjë provokimi, protestuesit iu janë drejtuar policëve: “Mos u mërzisni, do të vijmë prapë”.