Në Mbrostar të Fierit, banorët e fshatit kanë dalë për të protestuar kundër bllokimit të rrugës që i bëhet sipas tyre nga ndërtimi i Bypassit. “Nuk kalojnë dot as ambulancat”, do të përshkallëzojmë protestën deri në bllokimin e rrugës është shprehur një nga banorët. ‘Edhe pse kemi bërë shumë ankesa askush nuk na ka dhënë zgjidhje’, theksojnë ata.
35 familje pretendojnë se ndërtimi i Bypassit bllokon rrugën për të shkuar në banesa.
Në mbështetje të kësaj proteste është edhe ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi ‘Jemi në krah të qytetarëve në këtë të drejtë të tyre për të protestuar’, deklaroi Baçi.