Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Protestat, Patozi: Shqipëria ka nevojë për revoltë, jo për dhunë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Protestat, Patozi: Shqipëria ka nevojë për revoltë, jo për dhunë

Kryefjala në Shqipëri janë protestat pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në datë 8 dhjetor. Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në studion e “ABC”-së përballë gazetares, Juli Xhokaxhi bëri një analizë të tubimeve të fundit dhe theksoi se opozitat kanë ardhur në pushtet kur kanë hequr dorë nga dhuna.

“Shqipëria ka nevojë për revoltë, por jo për dhunë. Unë nuk e pranoj dhunën nga të dyja anët, qoftë në pushtet apo opozitë. Po deshe ta ndimosh qeverinë sulmoje me dhunë se e kalon të drejtën në anën tjetër. Unë nuk them se ata janë vandalë. Unë mendoj se brenda asaj proteste është fryma e revoltuar. Për mua është e papranueshme vrasja, ka pasur nevojë për një reagim të madh qytetar.

Dhuna kundër shenjave të qytetit, apo pronës publike dhe private nuk është zgjidhje. Qeveria nuk mund ta hedhë protestën në anën e opozitës. Por këta që shkatërrojnë nuk janë heronj, sikur përpiqen nga ana tjetër. Opozita nuk po di cfarë qëndrimi të mbajë. Kjo nuk është protestë vetëm kundër një ngjarje. Në protestë nuk mund të shkosh me kapuç. Opozitat kanë ardhur në pushtet kur kanë hequr dorë nga dhuna.”, tha ai.

Patozi nuk pajtohet me Voltana Ademin, që denoncoi se shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër u bë nga të mitur të inflitruar që nuk ishin pjesë e protestuesve të tyre.

“Unë nuk besoj çfarë thonë aktorët politikë. Nuk kam prirje të besoj, shikoj atë që ndodhi. Dhe ajo që ndodhi nuk e nderon zonjën Ademi, me të cilën kam ndarë edhe bankën kur ishim në të njëjtin grup parlamentar, por nuk bashkohem me qasjen që ajo ka. Si mund të jetë një kryetare bashkie në protestë kur kryetari i saj nuk është. Ka raste kur kryetari mund të jetë dhe zyrtari i bashkisë jo, pasi të parë ka detyrën” tha ai. Por a do të dilte ai në protestë? “Nëse do të ishte protestë qytetare me qirinj dhe mjete paqësore do të isha pjesë”.

Por, çfarë komenti ka Patozi për përdorimin e gazit lotsjellës në tubim?

“Shumë normale, se një njeri që del në protestë, policia e ka për detyrë. Unë nuk jam i shqetësuar nga gazi lotsjellës, pse? Sepse kur del në protestë, politikan apo qytetar, minorenët nuk duhet të dalin, në protestë nuk shkohet për t’u përqafuar”. Por nga gazi e kanë pësuar edhe qytetarë që nuk kanë qenë në tubim. “Këto janë si puna e ilaçeve, efektet anësore.

Policia nëse do të shpërndarë një protestë nuk ka mjete të tjera përveç gazit dhe ujit. Ka pasur një ekzagjërim të dy anshëm, por unë jam në anën e protestuesve, por jo të shkatërrojnë qytetin”. Referencën që bëjnë socialistët me 21 janarin nuk e pranon. “Për 21 janarin është mbajtur përgjegjësi”, u shpreh Patozi.

Mesazhin e SHBA-së, Patozi e përkthen në këtë mënyrë. “U thotë këtyre të katërve, kujdes mos kaloni cakun”.  Ndalur te zgjedhjet dhe aleancat, Patozi si drejtues i Bindjes Demokratike tha se “Jemi dënuar të bëjmë një pol të tretë” me partitë e tjera përballë PS, PD, LSI-së.

Tags: astrit patoziprotestaRevoltë

TË LIDHURA

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%
Aktualitet

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Aktualitet

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Next Post
Pas dhimbjes për humbjen e babait, një surprizë për familjen Zyko

Pas dhimbjes për humbjen e babait, një surprizë për familjen Zyko

Rama është kriminel/ E moshuara: Fëmijët s’i rrahim vetë, të na i rrahin këta?

Rama është kriminel/ E moshuara: Fëmijët s’i rrahim vetë, të na i rrahin këta?

Meta mesazh të rinjve: Vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë

Meta: Paratë e drogës të mos deformojnë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com