pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisgrandpashabetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibombetplaypusulabetbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişsonbahiscasinowon girişcasinowonbetplay girişbetpuancasinomilyon girişbetplaybahiscasino girişcasinomilyonnesinecasino girişbahiscasinoesbet girişnesinecasinomarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişesbetbetplayonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinocasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomsuperbetinholiganbethititbetpusulabetcasibommatbetgrandpashabetjojobetcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabetcasibom girişjojobetbetgaranti giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Protestat në SHBA, tensionohet keq situata

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Protestat paqësore u shndërruan në plaçkitje, vënie zjarri dhe dhunë në të gjithë Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte në paraburgim policor në Minneapolis të Minesotës.

Megjithë vendosjen e ndalim-qarkullimeve dhe një rritje të pranisë së forcave të rendit në rrugët e shumicës së qyteteve më të mëdha amerikane, tensionet racore kanë arritur një pikë të nxehtë.

Në trazira të përhapura që nuk janë parë në dekada … qytetet amerikane nga Siatëlli në Uashington D.C u dogjën ndërsa më shumë protesta paqësore gjatë ditës u kthyen në trazira dhe shkatërrime gjatë natës.

Guvernatorët në 12 shtete amerikane kanë aktivizuar trupat e Gardës Kombëtare për të shuar dhunën dhe për të rivendosur rendin.

Ishte masa më e fundit pas një javë tensionesh të përshkallëzuara pasi George Floyd vdiq në arrest policor. Derek Chauvin, oficeri i Mineapolisit i cili e mbërtheu Floydin në tokë duke përdorur gjurin e tij, tani përballet me akuzën e vrasjes së shkallës së tretë në lidhje me vdekjen e Floydit. Por protestuesit kërkojnë më shumë, përfshirë akuzat kundër oficerëve të tjerë të përfshirë.

“Dua të sjell ndryshim për njerëzit e mi sepse kjo ka ndodhur për shumë gjatë dhe gjërat duhet të ndryshojnë kudo sepse asgjë nuk do të ndryshojë nëse vazhdojmë të flasim, ose të vazhdojmë të postojmë diçka në mediat sociale. Kjo është e gjitha”, thotë një protestues në Mineapolis.

Që nga e enjtja, Associated Press raporton se policia ka arrestuar rreth 1.700 njerëz në 22 qytete në të gjithë vendin në lidhje me dhunën që ka lënë të djegura dhjetra biznese, oficerë të plagosur dhe disa demonstrues të vrarë.

Ajo që filloi si përgjigje ndaj vdekjes së Floydit në Mineapolis ka kapërcyer kufijtë e SHBA, duke tërhequr qindra njerëz në rrugët e Londrës në shenjë solidariteti me ata që kërkojnë barazi racore.

“Kemi parë për qindra vjet afrikano-amerikanët dhe njerëzit me ngjyra të abuzohen dhe të vriten në rrugë dhe kjo thjesht po përkeqësohet. Mjaft më, nëse ata nuk do të dëgjojnë ne” thjesht do të thërrasim me zë edhe më të lartë. Nuk do të ndalemi derisa të bëhet diçka. Mjaft Më!. Këta janë njerëz që nuk mbajnë më. Është koha për të bërë disa ndryshime”, thotë një protestues në Londër.

Ligjvënësja e Minesotës në Kongres, Ilhan Omar përfaqëson pjesë të qytetit të Mineapolis në qendrën e demonstratave dhe thotë se duhet të ketë “reforma mbarëkombëtare”.

“Trazirat që po shohim në vendin tone nuk janë vetëm për shkak të jetës që u mor, por gjithashtu sepse shumë njerëz e kanë provuar këtë përvojë. Shumë njerëz kanë përjetuar padrejtësi brenda sistemit tonë”.

Në fjalimin e përgatitur pas nisjes së suksesshme të astronautëve të parë amerikanë në një anije hapësinore komerciale, Presidenti Donald Trump tha se ndërsa ai mbështet protestat paqësore, nuk do të tolerojë shkeljet ligjore dhe shkatërrimin.

“Kujtimi i Xhorxh Floidit po përdhoset nga rebelët, plaçkitësit dhe anarkistët. Dhuna dhe vandalizmi po drejtohet nga Antifa dhe grupe të tjera radikale të krahut të majtë, të cilët po terrorizojnë të pafajshmit, po shkatërrojnë vendet e punës, po dëmtojnë bizneset dhe po djegin ndërtesat”.

Ishte një mesazh që Këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien mbrojti pas një nate tjetër trazirash.

“Presidenti është i indinjuar nga kjo dhe të gjithë jemi. Kjo duhet të ndalet, dhe ne po i bëjmë thirrje FBI-së të hetojë Antifan dhe të arrijë në konkluzion për këta rebelues të dhunshëm. Nuk dua që ata të ngatërrohen me protestuesit paqësorë që kanë çdo të drejtë për të dalë në rrugë dhe kjo është ajo që e bën Amerikën ndryshe nga shumë vende të tjera të botës”.

Me turmat e mëdha që mblidhen për të demonstruar vjen rreziku i përhapjes së mëtejshme të COVID-19. Ndërsa vazhdojnë trazirat në Amerikë, numri i infeksioneve në Sh.B.A nga koronavirusi po rritet gjithashtu së bashku me numrin e vdekjeve, i cili tani e kalon 100,000. /Voa

Tags: protestaSHBAsituata

TË LIDHURA

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

22:31 | 15/06/2026
Bota

Sulmohet cisterna pranë brigjeve të Jemenit, nuk dihet nëse ka të lënduar

18:20 | 15/06/2026
Bota

Tmerr në Britaninë e Madhe! Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

17:48 | 15/06/2026
Next Post

Mbledhje në SPAK/ Altin Dumani emërohet zëvendës drejtues

Hapja e kufirit/ Procedurat e kalimit në Kosovë dhe Mal të Zi

1 Qershori/ Ministrja Shahini mesazh për fëmijët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026
Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

by mirseda
22:31 | 15/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thyer heshtjen pas njoftimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për përfundimin...

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026

Protestë në Librazhd/ Banorët e Dardhës pa ujë, rrëzojnë rrethimin e një HEC-i

21:22 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com