Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Protesta të dhunshme në shumë vende të Evropës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Protesta të dhunshme në shumë vende të Evropës

Prej sot Austria është futur në mbyllje të përgjithshme (lockdown) më së largu deri më 13 dhjetor. Qeveria austriake ka vendosur që kjo gjendje e kufizimeve të mos vazhdohet pas kësaj date, por ka paralajmëruar se prej datës 1 shkurt do të futet në fuqi vaksinimi me detyrim. Masat janë shtrënguar edhe në Holandë, Belgjikë dhe shumë vende të tjera, e kjo ka shkaktuar edhe protesta në këto vende. Në fundjavë në shumë qytete të Austrisë kanë protestuar me dhjetëra mijëra kundërshtarë të vaksinimit dhe të masave të qeverisë. Protesta ka pasur edhe në Kroaci, Belgjikë, Zvicër dhe disa vende të tjera. Por përshkallëzimi më i madh i dhunës është arritur në Holandë.

Dhuna në Holandë

Për të tretën natë me radhë të dielën në mbërmje ka pasur protesta në shumë qytete të Holandës, për shkak të masave kufizuese kundër pandemisë Corona. Edhe në natën e tretë ka pasur edhe dhunë dhe të arrestuar. Policia bën të ditur se brenda prej të premtes deri tani janë arrestuar në këtë vend rreth 145 deonstrues, shumica prej tyre të rinj. Demonstruesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjëra të tjera në drejtim të policisë dhe kanë vënë zjarre në shumë vende.

Incidente ka pasur ndër tjerash edhe në qytetet Leeuwarden, Groningen, Enschede dhe Tilburg, ndërsa në fundjavë ka pasur dhunë edhe në Hagë dhe Rotterdam. Në Enschede, ku është vendosur edhe masa e ndalim-qarkullimit natën, policia ka bërë përpjepkje të parandalojë demonstruesit me dhunë, siç shihet në një video të publikuar në rrjete. Ndërsa policia në Leeuwarden është sulmuar me gurë dhe me mjete të tjera.

Në Amsterdam janë mbledhur mijëra njerëz në një marsh protestues, ndonëse protesta ishte anuluar pas dhunës në Rotterdan ditën e premte. Protesta është siguruar nga forca të mëdha policore dhe ka kaluar e qetë.

Protesta në Belgjikë

Në Bruksel janë mbledhur sipas policisë rreth 35.000 kundërshtarë të masave kufizuese të qeverisë së atjeshme dhe kanë protestuar kundër masave dhe kundër qeverisë. Por ata kanë kundërshtuar në radhë të parë masën e qeverisë që të tregohet dokumenti i  vaksinimit në hyrje të restoranteve dhe në objekte të tjera.

Qeveria belge ka vendosur kufizime në luftën kundër pandemisë. Ajo kërkon edhe shtrirjen e procesit të vaksinimit tek të rriturit, edhe tek fëmijët. Atje ku është e mundur, punëmarrësit duhet të punojnë prej sot nga shtëpia të paktën katër ditë në javë. Qeveria kërkon vaksinimin më të shpejtë edhe të fëmijëve të moshës 5 – 11 vjeç. /DW

Tags: belgjikeevropeHolandëproteste

TË LIDHURA

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë
Bota

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

20:08 | 19/01/2026
Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”
Bota

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

18:20 | 19/01/2026
Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur
Bota

Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur

17:07 | 19/01/2026
Next Post
Tezja e 8-vjeçarit: Çalamani s’ishte vetëm! Mateo ka parë diçka, ndaj u vra

Tezja e 8-vjeçarit: Çalamani s’ishte vetëm! Mateo ka parë diçka, ndaj u vra

Ditmir Bushati, ose Ben Blushi i ri në PS

Vrasjet e bujshme në tre dekada dhe faji i shoqërisë

Urdhër i ri nga Gledis Nano: Test droge për punonjësit e policisë

Urdhër i ri nga Gledis Nano: Test droge për punonjësit e policisë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë
Bota

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

by mirseda
20:08 | 19/01/2026
0

Dy persona, përfshirë një djalë 12-vjeçar, raportohet se janë në gjendje kritike për jetën pas sulmeve të...

Media greke: “Kontratë vdekjeje” për Jani Aliajt në burgun e Korydallos

Media greke: “Kontratë vdekjeje” për Jani Aliajt në burgun e Korydallos

20:05 | 19/01/2026
Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët

Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët

19:14 | 19/01/2026
Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë

Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë

19:10 | 19/01/2026
Sarandë: Zbulohet shtëpi bari në pallat disakatësh, apartamenti përdorej për kanabis

Sarandë: Zbulohet shtëpi bari në pallat disakatësh, apartamenti përdorej për kanabis

18:26 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com