Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë vendosur të mbajnë sot një peticion lidhur me godinën e teatrit.
Nënshkrimi i peticionit ka nisur disa minuta para protestës.
Në pamjet nga sheshi ku do të mbahet tubimi i paralajmëruar shihet një tavolinë ku aktivistët kanë vendosur letrat.
Qytetarët firmosin peticionin me emër dhe mbiemër si dhe me numrin e dokumentit të identifikimit, shkruan “opinion”.
Aktori Neritan Liçaj thotë se nëpërmjet këtij peticioni kërkohet të rindërtohet godina e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte:
“Ne duam t’i tregojmë jo vetëm institucioneve shqiptare, por edhe atyre ndëkombëtare që populli shqiptar e donte atë godinë ashtu siç ishte”.