Ambasada e SHBA në Tiranë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri, që të kenë kujdes në demonstratën e iniciuar për Teatrin Kombëtar.
“Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat.
Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Reagimi i plotë: “Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat.
Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona:
Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar.
Shmangni çdo tubim publik të njerëzve.
Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh”.