Mijëra persona në Rusi i kanë rezistuar të shtunën motit të ftohtë dhe kërcënimeve të policisë për shtypje të protestave, dhe kanë bërë thirrje për lirim të politikanit Aleksei Navalny, kritik i Kremlinit, i cili është burgosur fundjavën e kaluar teksa ka arritur në Moskë nga Gjermania.
Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok. Protestat fillestare kanë nisur në Siberi dhe Lindje të Largët, përkatësisht Khabarovsk, Vladivostok, dhe qytete tjera.
Raportimet sugjerojnë se protestat ka mundësi që të jenë më të mëdhatë në Rusi prej marsit të vitit 2017, kur protestuesit e koordinuar kundër qeverisë, kanë protestuar në 99 qytete dhe qyteza në gjithë Rusinë.
Pak para nisjes së protestave në Moskë dhe Shën Petersburg, mediumi MBKh ka raportuar që më shumë se 15,000 persona kanë marrë pjesë në marshet në Lindje të Largët dhe Siberi.
In Moscow, the Navalny protest isn’t scheduled to start until 1400 Moscow time but police are already grabbing people there. https://t.co/k1lROZgQ5b
— Mike Eckel (@Mike_Eckel) January 23, 2021