Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me banorët e Rrëshenit, ku ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.
Teksa lëshoi disa akuza për qeverinë, kryedemokrati premtoi hapjen e vendeve të punës dhe kushte dinjitoze për të rinjtë, ndërsa tha se është koha që shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë.
Fjala e Bashës:
Qeveria duhet të mësojë si të hapë vende pune, të garantojë sigurinë, punësimin, arsimin, kontrata me njerëzit për t’i shërbyer njerëzve jo për të vjedhur fondet publike, me skema korruptive, j për të zhdukur fondet e shëndetësisë me koncesione. Objektivi numër 1 është hapja e vendeve të punës me paga e kushte dinjitoze për shqiptarët dhe të rinjtë.
Në duam të kemi një qeveri që u shtrin dorën dhe u ndihmon, një bashki që nuk ju braktis dhe për këto ka dy mënyra, zgjedhje të lira e sistemin e drejtësisë. Zëri i Amerikës ka publikuar fakte tronditëse që tregojnë se në krye të vendit është një kryeministër dhe bandë e përcaktuar nga paratë e drogës dhe krimit. Kush e lidh fatin me kriminelët i vjedh qytetarët, i mashtron, i gënjen, i braktis. Mos e pranoni as një minutë poshtërimin.
Tani është në dorën tuaj, dhe me 16 shkurt, zëri i vetëm dhe verdikti i vetëm që do të dëgjohet nuk janë fjalimet e politikanëve, vendimi i vetëm që do të merret dhe do të zbatohet do të jetë vendimi i popullit të bashkuar. Ndaj ju ftoj t’i japim legjitimitetin e plotë këtij verdikti popullor, të jeni të bashkuar, edhe më shumë, të gjithë bashkë për të marrë fatin tuaj në duart tuaja, për një qeveri që u shërben juve.