E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Rama për Kiço Blushin: Artist sqimatar dhe ironik

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të skenaristit dhe shkrimtarit të madh Kiço Blushi. Rama e cilëson Blushin nga ata shkrimtarë që qëndroi drejt edhe kur përballë i frynë erëra të forta.

Ai shkruan se do ta kujtojë Kiçon si artistin sqimatar dhe ironik që gjykoi mprehtë e pa gajle gjithkënd.

Kiço Blushi u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 75-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi.

STATUSI I PLOTE:

IN MEMORIAM

Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë.

Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd.

I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...