Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Prokuroria Publike në Shkup hedh poshtë raportin për skemën e pastrimit të parave

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Prokuroria Publike në Shkup nuk do të merret me pretendimet e një kompanie të huaj se në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada ka funksionuar një skemë e pastrimit të parave përmes kredive fiktive.

Dyshimet janë hedhur nga Trifun Kostovski, aksioneri kryesor i bankës së falimentuar “Eurostandard” nga Shkupi, i cili ka pranuar përfshirjen pa dijeninë e tij edhe të bankës së tij në këtë aferë.

Nga kjo skemë është thënë se janë dëmtuar 149 klientë të bankës “Eurostandard” me rreth 50 milionë euro.

Kostovski kishte angazhuar një ekip hetuesish të huaj, të udhëhequr nga Drago Kos, president i grupit të punës të OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) për korrupsionin në bizneset ndërkombëtare dhe ish-president i GRECO-s.

Hetimi ka përfshirë bankat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut si dhe 45 kompani, por edhe Kiraca Trajkovska si person fizik.

Megjithatë, Prokuroria Publike e Shkupit nuk ka pranuar raportin e hetuesve të huaj, duke theksuar se përgjegjës për hetimet të tilla është Prokuroria dhe jo kompani private.

Veç kësaj, Prokuroria e Shkupit në materialin e hetuesve të huaj ka konstatuar lëshime dhe pretendime të pabazuara.

“Në bazë të dokumentacionit voluminoz të siguruar dhe provave verbale të mbledhura, ekzaminimeve të viktimave dhe dëshmitarëve, e veçanërisht në bazë të ekspertizës ekonomike dhe financiare, çeqeve në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut dhe në Autoritetin e Inteligjencës Financiare, prokurorët publikë konstatuan se pretendimet nuk përmbajnë elemente të veprave penale të raportuara dhe as elemente të krimeve të tjera për ndjekje penale”, u tha në reagimin e Prokurorisë Publike të Shkupit.

“Nga provat e siguruara dhe nga ekspertiza rezulton se personat fizikë të paraqitur, nuk e kanë shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe as nuk i kanë tejkaluar kufijtë e autoritetit zyrtar, me qëllimin përfundimtar të dëmtimit të personave juridikë”, u shtua në reagim.

Sipas raportit të hetuesve të huaj, pastrimi i parave përmes sistemit fiktiv të kamatave kishte nisur më 2004.

“Si bëhej kjo? Banka A [ndonjëherë dy ose më shumë banka merrnin pjesë në të njëjtën skemë] i ka dhënë një kredi një kompanie prej gjysmë milioni eurosh. Po atë ditë, ajo kredi i ka shkuar Bankës B, e cila po atë ditë i ka dhënë një kredi prej gjysmë milioni euro të njëjtës kompani, e cila i është kthyer Bankës A të nesërmen. Ndaj po ju pyes nëse mendoni se është e mundur pa bashkëpunim të përbashkët dhe dokumente të përgatitura paraprakisht, që dy banka të kanalizojnë gjysmë milioni euro përmes së njëjtës kompani? Përgjigja është e qartë, nuk mundet”, deklaroi të hënën, Drago Kos, që udhëhoqi ekipin që kreu hetimin.

Sipas raportit, bankat në këtë mënyrë kanë përfituar nga rritja artificiale e kredive, komisionet e paguara, kamatat dhe kosto të tjera, ndërsa kompanitë që kanë luajtur rolin e transmetuesve të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme, pra konvertimin e kredive në kredi për shkak të fushëveprimit të jashtëzakonshëm të skemës që nuk lejonte mundësinë e ushtrimit të kontrollit, zakonisht pësonin humbje të mëdha. Shuma që ato kanë fituar vlerësohen në miliona euro, por një shifër e saktë nuk është dhënë.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar si “të pasakta dhe të parëndësishme” gjetjet e hetimit ndërkombëtar.

“Sjellje të tilla të papërgjegjshme, të motivuara nga interesa personale dhe motive private, mund të sjellin trazira dhe të shkaktojnë dëme të panevojshme dhe të pabaza në institucionet financiare në vend, e me këtë edhe te subjektet ekonomike dhe qytetarët”, tha Banka Popullore.

Banka Popullore shtoi se punon sipas standardeve evropiane dhe se kryen mbikëqyrje të rregullt të punës së bankave, si dhe ndërmerr masat e duhura në kuadër të kompetencave të saj për ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar. /.evropaelire

Tags: pastrim parashShkup

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

“Flisnin shqip në prova”, si e kuptoi bota se dy yje që pushtuan kinemanë dhe Hollywood-in ishin shqiptarë

Shpërthim pranë një banese në Tiranë/Policia: Iu vendos lëndë plasëse







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com