Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e hetimeve lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill, kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurtit, përmes rrjeteve sociale.
Në një komunikatë për media thuhet se “Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”.
Kujtojmë se ditën e djeshme, në rrjetin social Facebook, një person, që sipas medieve në Prishtinë, në llogarinë e tij në Facebook ka emrin, Daniel Arianitti, kishte shkruar se do të japë shpërblim në këmbim “të kokës së Albin Kurtit”.
“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai.