Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare lidhje me politikën, ka “marrë peng” policinë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare lidhje me politikën, ka “marrë peng” policinë

Prokurori Kombëtar italian i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero De Raho , pas takimit me kryeprokuroren e përgjithshme shqiptare Arta Marku, në një prononcim për mediat ka nënvizuar se kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali dhe në bashkëpunim me familjet më mafioze vendase.

Sipas tij, kriminaliteti shqiptar është shtrire deri në Italinë e Veriut.

“Edhe mafia në Shqipëri ka arritur të penetrojë në nivele të territorit shqiptar që futen ne ekonominë legale dhe kanë lidhje me politikën. Mafia shqiptare mund të ketë pushtuar institucione, përfshirë policinë. Duhet t’i luftojmë këto organizata dhe të gjejmë subjektet e duhura dhe eksperiencën që kemi marrë nga aktiviteti i gjyqësorit”, u shpreh Federico Cafiero De Raho.

Edhe në territorin italian, organizatat kriminale shqiptare po bashkëpunojnë me grupe mafioze italiane në trafikun e drogës, theksoi prokurori italian, duke shtuar se së fundmi është rritur ndjeshëm përfshirja e shqiptarëve në trafikun e kokainës.

“Grupet kriminale në Shqipëri po bëjnë aleancë me grupet në Itali. Shqetësohemi së tepërmi për trafikun e kokainës. Grupet kriminale janë të pranishme jo vetëm në bregdetin Jon dhe zonën e Kalabrisë, por edhe në pjesën veriore të Italisë, në detin Adriatik. Sikur e kam thënë, po krijohen aleanca mes grupeve kriminale. Kemi zhvilluar hetime të përbashkëta dhe kemi vlerësuar rezultatet për hetimet e përbashkëta. Kemi bërë hetime domethënëse, që evidentojnë bashkëpunimin që kemi pasur me Shqipërinë”, tha ai.

Prokurori i Antimafias u pyet edhe për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u shpreh: “Bashkëpunojmë me ata që kanë në objekt të punës luftën kundër krimin e organizuar. Ne kemi një rregull, zbatojmë ligjin në mënyrë të barabartë për çdo qytetar të çdo niveli, pavarësisht nga statusi politik apo shoqëror. Në Itali hetohet kushdo”. 

Tags: antimafiasderiështëitaliitalianeKriminalitetiprezentprokurorishqiptarshtrirë

TË LIDHURA

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”
Politikë

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

13:35 | 11/02/2026
Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”
Politikë

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

13:17 | 11/02/2026
Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone
Aktualitet

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

13:10 | 11/02/2026
Next Post

Paralajmëroi “goditjen” e politikanëve/Alibeaj: Kush do ta bëjë? Xhafaj që u mor peng me Audi?!

“Të pushkatohen, listat gati”, ish-kryeministri kujton viktimat e bombës te Ambasada Sovjetike

“Të pushkatohen, listat gati”, ish-kryeministri kujton viktimat e bombës te Ambasada Sovjetike

Luan Rama pyet kryeministrin: Ç’po ndodh me 124 kriminelët e drogës?

“Vettingu i policisë”/Luan Rama: Zoti Ministër ku është lista me 127 emra trafikantësh?







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”
Politikë

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

by mirseda
13:35 | 11/02/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka dënuar ndërhyrjet që po përpiqen të bëhen për Reformën në Drejtësi. Në një...

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

13:17 | 11/02/2026
Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

13:10 | 11/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

12:42 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com