Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Prokurorët në gatishmëri, ja me sa vite burg dënoheni nëse prekni kutitë e votimit

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të marrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar këdo që do të tentojë të prishë e dëmtojë zgjedhjet vendore. Duke qenë se çdo ditë opozitarët paralajmërojnë se në 30 qershor do të ketë tensione e përplasje, Arta Marku është vënë në lëvizje dhe ka urdhëruar prokurorët që të jenë në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë për të evidentuar dhe ndëshkuar dhunuesit. Sipas udhëzimit të siguruar nga gazeta, drejtuesit e prokurorive u lihet detyrë që të organizojnë skemën e gatishmërisë.

“Në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm drejtuesit e prokurorive marrin masat e nevojshme për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të gatishmërisë në periudhën para dhe pas zgjedhore, duke dyfishuar numrin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të gatshëm. Shërbimi i gatishmërisë kryhet në ambientet e prokurorisë nga ora 07:00 deri në orën 22:00. Pas orës 22:00 personeli i gatishmërisë komunikon me sallën operative të policisë ose me shërbimin e informacionit në Drejtorinë dhe Komisariatin e Policisë vendore përkatëse. Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të caktuar në gatishmëri, duhet të garantojnë disponueshmërinë e tyre në çdo kohë për zgjidhjen e çështjeve të ngutshme dhe të jenë të arritshëm në çdo moment nga strukturat e seksioneve dhe shërbimeve të policisë gjyqësore”, thuhet në urdhrin e prokurorisë.

Sapo të hartojnë grafikun me emrat e prokurorëve të gatshëm për të goditur krimet zgjedhore, drejtuesit e prokurorive duhet t’ia dërgojnë atë Prokurorisë së Përgjithshme. “Drejtuesit dhe prokurorët e caktuar në Prokurorinë e Përgjithshme informohen nga drejtuesit e prokurorive për treguesit kryesorë të veprimtarisë dhe problematikën lidhur me veprat penale në këtë fushë, në kuadrin e përkujdesjes për ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm”, vijon më tej udhëzimi.

Hetimet

Në urdhër Arta Marku ka sqaruar edhe të gjitha etapat që duhet të ndjekë një prokuror sapo pikas një krim zgjedhor apo një rast dhune. Hapi i parë është vendosja për regjistrimin e procedimit penal. “Me marrjen dijeni për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, veçanërisht për vepra penale të korrupsionit aktiv apo korrupsionit pasiv në zgjedhje ose përdorim të parave të paligjshme gjatë fushatave zgjedhore nga subjekte zgjedhore apo për vepra penale të tjera në këtë fushë, prokurori në prokurorinë pranë gjykatës kompetente, pasi vlerëson ekzistencën e kushteve ligjore përkatëse, vendos regjistrimin e procedimit penal dhe bashkërendon me agjencitë ligjzbatuese të specializuara për kryerjen e hetimeve proaktive duke përdorur mjetet e posaçme të hetimit”, thuhet në udhëzim.

Me urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, prokurorët duhet t’iu delegojnë veprimet hetimore oficerëve të policisë gjyqësore të seksionit, duke urdhëruar si kryerjen e veprimeve hetimore të nevojshme, ashtu edhe të përcaktojnë afatet kohore të përshpejtuara për kryerjen e tyre. Drejtuesit e prokurorive duhet të ndjekin hap pas hapi hetimet e prokurorëve. Pasi përfundojnë veprimet hetimore, prokurori duhet të hartojë edhe një raport 24 orësh, i cili mund të publikohet në media nëse nuk përmban sekrete hetimore.

Pengimi i zgjedhjeve

Kodi Penal parashikon që  pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore, dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet. Ndërkohë që për pengimin e zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet./Gazeta SOT

 

Tags: ProkuroriavotatZgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Aktualitet

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026
Next Post

Plas sherri në koalicion/Kryemadhi kundër djegies së KZAZ-ve, akuza demokratëve

Bardh Spahia para gjykatës. Çfarë pritet të ndodhë në Shkodër?

Futbollisti shqiptar i ulet në gjunjë partneres, i propozon për martesë (foto)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

by mirseda
09:25 | 05/06/2026
0

Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli,...

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026

Një ditë para vrasjes së policit, Braçellari u denoncua për pagën nga çobani.

09:13 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com