Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Projekti Babilon, historia tragjike e “super-armës” që donte të ndërtonte Sadam Huseini

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Projekti Babilon, historia tragjike e “super-armës” që donte të ndërtonte Sadam Huseini

Në Muzeun Mbretëror të Armëve në Fort Nelson, Hempshajër në Angli, ndodhen dy tuba të mëdha prej çeliku. Ato janë pjesët e mbetura të njërit prej projekteve më ambicioze inxhinierike: një “super-arme” të quajtur “Big Babilon”, që mund të dërgonte satelitët në orbitën e Tokës nga gryka e një artilerie me gjatësi 156 metra, e strehuar brenda një kodre.

Shpikësi i saj kanadez, Gerald Bull, që ishte një nga ekspertët kryesorë të artilerisë në botë, kishte shpresa të mëdha se do të revoluciononte lëshimet në hapësirë, duke zhdukur nevojën për raketat hapësinore që njohim sot.

Por “Big Babilon”, nuk arriti të ndërtohet asnjëherë. Çfarë ndodhi? Përgjigja, është një histori e hidhur e ambicieve të shkatërruara dhe sekreteve ushtarake. Kur projekti i Bull, duhej të kishte kërkesa të mëdha nga të gjitha superfuqitë e botës, ai zgjodhi ta prodhonte “su-armën” e tij për udhëheqësin irakian Sadam Huseinin, një vendim që do të sillte edhe vrasjen e tij.

Një akademik i talentuar, Bull nisi të punonte me qeveritë kanadeze dhe amerikane, që kryenin mbi teknologjinë e super-armëve që në vitet 1960. Në 1961, Bull nisi të punonte në Projektin e Kërkimit në Lartësitë e Mëdha (Harp), një ndërmarrje e përbashkët midis qeverisë amerikane dhe asaj kanadeze.

Duke përdorur armë të modifikuara të ish-marinës, Bull dhe kolegët e tij tentuan të lëshonin në orbitë sonda me qëllim studimin e motit. Por lufta e kushtueshme dhe e diskutueshme e Vietnamit, bëri që ky projekt të lihej mënjanë në vitin 1967 nga SHBA, para se të mund të çohej ndonjë objekt në orbitë.

Por ideja e ngacmoi Bull të tentonte vetë mundësinë e krijimit të një super-arme satelitore, një arme hapësinore. Bull ishte i bindur që planet e tij ishin të realizueshme, dhe se i nevojitej vetëm financimi. Problemi ishte se në vitet 1970, pjesa tjetër e botës e kishte humbur interesin për super-armët, dhe vëmendja kryesore ishte eksplorimi i hapësirës.

Për të gjetur para, Bull filloi të shiste armë dhe vazhdoi të zhvillonte vetë super-armën e tij. Ai krijoi një kompani private – Korporata e Kërkimeve Hapësinore në Kebek – dhe shumë shpejt filloi t’i shiste armë qeverisë së Afrikës së Jugut.

Në vitin 1976, u arrestua në Afrikën e Jugut, për shkeljen e embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara, dhe kaloi 6 muaj në një burg të SHBA-së.  Pasi u lirua, nisi t’i shesë sërish armë Afrikën e Jugut, dhe kësaj here u gjobit me 55.000 dollarë për trafik ndërkombëtar  armësh. Më pas shkoi në Bruksel të Belgjikës, ku e vazhdoi aktivitetin nëpërmjet një kompanie evropiane. Në vitin 1981, shkencëtari kontaktohet nga qeveria irakiane, për të ndërtuar një artileri të posaçme, që do të përdorej në luftën Irak-Iran.

Aso kohe, Sadam Huseini e pëlqente Bull dhe planet e tij. Husein, donte të ishte udhëheqësi i botës arabe, dhe të tregonte suksesin e tij me teknologjinë e re. Ai dëshironte një lloj programi hapësinor, diçka që mund t’ia garantonte Bull.

Në vitin 1988, qeveria irakiane i dha Bull 25 milionë dollarë, për të filluar Projektin Babilon – projektin e parë real të hapësirës – me kushtin që ai të vazhdonte të punonte të ndërtonte artilerinë e ushtrisë irakiane. Projekti Babilon, nisi me ndërtimin e 3 super-armëve; dy armë të kalibrit “Big Babilon” 1000mm, dhe një prototip të kalibrit 350 mm të quajtur “Baby Babylon”.

Gryka me e madhe e artilerisë, do të kishte një gjatësi prej 156 metrash dhe 1 metra gjerësi. Do të peshonte në total 1.510 tonë; shumë e rëndë për t’u transportuar, prandaj do të montohej në një kënd prej 45 gradësh në një kodër.

“Big Babilon”, do të ishte teorikisht e aftë të gjuante një predhe 600 kilogramëshe deri në 1.000 km larg, duke arritur pjesën dërrmuese të Kuvajtit dhe Iranit. Nga ana tjetër, arma mund të përdorej për të lëshuar një raketë prej 2.000 kg, që mbante brenda një satelit prej 200 kg.

Për prodhimi i kësaj arme, kërkonte shumë para. Problemi më i rëndësishëm teknik me një armë të kësaj madhësie, është se si të ndizet ngarkesa në mënyrë të tillë që ajo të dalë nga gryka para se të shpërthejë brenda.

Në majin e vitit 1989, “Baby Babylon”, prototipi i gjatë 45 metra, u përfundua dhe u montua në një kodër, ku dhe filluan testimet. Arma më e vogël, duhet të ishte lehtësisht e aftë të lëshonte një predhë deri në 750 km larg. Pjesën e armës u prodhuan me porosi në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Spanjë, Zvicër dhe Itali. Tubat  e mëdha prej çeliku, u prodhuan në Britani nga Sheffield Forgemasters – es njohur për prodhimin e çelikut  të një cilësie tepër të lartë.

Por më pak se një vit më vonë, projekti kjo do të ndërpritej.

Më 22 mars 1990 Bull u qëllua tri herë në shpinë dhe dy herë në kokë, teksa ishte duke hyrë në apartamentin e tij në Bruksel, Belgjikë. Askush nuk ishte dëshmitar i vrasjes së tij, dhe vrasësi nuk u identifikua kurrë. Në muajt para vrasjes së tij, banesa e Bull ishte bastisur disa herë, dhe kjo mund të ketë qenë një paralajmërim për atë që do të ndodhte.

“The New York Times”, raportoi se kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti çelësin akoma në derën e banesës së tij dhe çantën e Bull të pahapur, që përmbante gati 20.000 dollarë. Nuk dihet se kush e vrau inxhinierin e famshëm. Megjithatë dyshimet më të mëdha, ranë mbi agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad, jo drejtpërsëdrejti për shkak të super-armës, por për shkak të punës që ai po bënte, për të përmirësuar teknologjinë raketore balistike të Irakut.

Të tjerë e lidhën vrasjen me CIA-n amerikane, Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, si dhe vetë Irakun. Pas vdekjes së tij, Projekti Babilon u mbyll. Dy javë më vonë, doganat në Mbretërinë e Bashkuar, bllokuan në port pjesët e super-armës. Menjëherë pas kësaj, Iraku pushtoi Kuvajtin, një aksion që shkaktoi përfshirjen e Perëndimit në luftë kundër regjimit të Irakut./ Tirana Today

Tags: historiaprojekti BabilonSadam Huseinsuper-armatragjike

TË LIDHURA

BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri
Aktualitet

BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

20:21 | 13/05/2025
BE flet më në fund për zgjedhjet – Ç’pritet më tej?
Aktualitet

BE flet më në fund për zgjedhjet – Ç’pritet më tej?

17:28 | 13/05/2025
Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet 21-vjeçari
Bota

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet 21-vjeçari

11:26 | 13/05/2025
Next Post
Dënohet me burg ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë

Dënohet me burg ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë

Alarmi holandez dhe alarmi i munguar shqiptar

Alarmi holandez dhe alarmi i munguar shqiptar

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës Srpska, për zgjedhjet në veri të Kosovës

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës Srpska, për zgjedhjet në veri të Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com