Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Ferid Agani dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Gani Shabani janë dënuar me burg, pasi nga provat rezultojnë të kenë shpërdoruar detyrën për rastin e njohur si ‘Stentat’.
Agani është dënuar me 2,6 vite, ndërsa Shabani me 2 vite, ndërsa akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.
Gjithsej janë 50 persona që akuzohen për këtë rast, por ish-ministri dhe ish-sekretari u gjykuan ndarazi me pjesën tjetër.