Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Projekti 1 mld euro/FMN presion Ramës: Ndalo menjëherë koncesionet!

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Projekti 1 mld euro/FMN presion Ramës: Ndalo menjëherë koncesionet!

Projekti i qeverisë shqiptare “One Billion” po hasë në kundërshtime të forta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Sipas përfaqësuesve të FMN-së në Shqipëri, kjo skemë  duhet të parandalohet përkohësisht.

Kujtojmë se edhe ditë më parë ishte vetë FMN, i cili e kundërshtojë këtë skemë duke e quajtur si strategji joefektive për ekonominë shqiptare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Qeverisë të ndalojë përkohësisht dhënien e koncesioneve nga programi 1 miliardë euro. Kërkesa e fortë vjen nga shefi i Zyrës së FMN në Tiranë, Jens Reinke në një intervistë dhënë për Top Channel.

“Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm. Sigurisht ndërtimi i kapaciteteve dhe institucioneve të duhura kërkon një kohë të caktuar, ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marr një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”-thotë ai.

Sipas shefit të FMN në Tiranë thuajse të gjitha koncesionet jepen pa një analizë të qartë mes kostove që paguajnë qytetarët dhe përfitimeve që ato sjellin.

“Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhën me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti, duhet të kemi një njësi të fortë në Ministrinë e Financave që bën analizën e kosto-përfitimeve për çdo projekt dhe të ketë fuqinë të refuzojë projektet pa leverdi. Duhet theksuar se Qeveria ka bere njëfarë progresi. Ka një njësi më të mirë për PPP-të në Ministrinë e Financave, si dhe një njësi për riskun fiskal, por koordinimi mes tyre nuk është i mirë dhe ato nuk luajnë një rol të mjaftueshëm në planifikimin dhe prioritarizimin e projekteve të investimeve”- vijon Reinke.

Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët.

“Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët, por vetëm kur ajo identifikon strategjinë e saj dhe tenderon publikisht ato projekte, të cilat janë përzgjedhur se kanë përfitimet më të mëdha”, këshillon kreu i FMN në Shqipëri.

FMN ka arsye se pse shqetësohet për koncesionet. Kryesorja është efekti që ato kanë në rritjen e borxhit.

“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”, deklaron FMN.

https://tiranatoday.com/pas-xhikes-se-lsi-se-fmn-shpulle-rames-ppp-ja-jote-korruptive/

 

Tags: euroFMNkoncesionetmenjëherëmldNdalopresionprojektiRamës

TË LIDHURA

Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë
Politikë

Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë

22:11 | 17/09/2025
Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit
Aktualitet

Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

21:43 | 17/09/2025
22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit; babai i tij nis grevë në Athinë, duke prekur zemrat e mijëra njerëzve
Aktualitet

22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit; babai i tij nis grevë në Athinë, duke prekur zemrat e mijëra njerëzve

20:49 | 17/09/2025
Next Post
“400 milionë euro për asgjë, nuk e ndjejnë fanellën që mbajnë veshur”

“400 milionë euro për asgjë, nuk e ndjejnë fanellën që mbajnë veshur”

Ministria: Pas mbylljes së “Kristalit” janë lëshuar 86 diploma të falsifikuara

Ministria: Pas mbylljes së “Kristalit” janë lëshuar 86 diploma të falsifikuara

Balotelli tallet keq me partinë e “Kreshnikut” të Italisë: Çfarë turpi!

Balotelli tallet keq me partinë e “Kreshnikut” të Italisë: Çfarë turpi!

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk

by mirseda
22:44 | 17/09/2025
0

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë politike si...

Izraeli përfundon me sukses ndërtimin sistemit mbrojtës ajror me lazer

Izraeli përfundon me sukses ndërtimin sistemit mbrojtës ajror me lazer

22:23 | 17/09/2025
Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë

Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë

22:11 | 17/09/2025
Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

21:43 | 17/09/2025
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Do të marrim 3.5 mld dollarë për të blerë armë nga SHBA-të muajin e ardhshëm

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Do të marrim 3.5 mld dollarë për të blerë armë nga SHBA-të muajin e ardhshëm

21:12 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com