Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Profil/Shaban Uka, legjenda e Dinamos që shitet tek tregu Çam (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, TT, Video Galeri

Prej vitesh Dinamo është duke luajtur në nivele mjaft të ulëta në të gjitha sportet, por goditjen finale për ta shkatërruar si fenomen ia dha Federata Shqiptare e Futbollit bashkë me qeverinë aktuale. Shkatërrimi i kompleksit Dinamo ishte goditja e fundit, pasi ajo ishte godina që mbante gjallë historinë e një klubi që ka shkruar historinë në sportet shqiptare.

Shaban Uka, ish-volejbollisti i ekipit të Dinamos rikthehet pas shumë vitesh në kompleksin ku hodhi hapat e para drejt një karriere të madhe. Por ajo që gjeti nuk ishte gjë tjetër veçse një gërmadhë.

“Më rrëqethet trupi, kur e pashë dhe sot kështu të shkatërruar. Nuk e di ku është qëllimi dhe nuk arrijë ta kuptoj,” shprehet Uka.

“Nuk jam kundra që FSHF të ketë një qendër të saj, por pse duhet të prishim një klub që të ndërtojmë diçka tjetër.”

Uka u shokua në momentin që pak ditë më parë gjeti tek tregu Çam fotografinë e tij dhe të legjendave të tjera të Dinamos që shiteshin atje.

“Ai moment më goditi rëndë, pasi ato foto ishin të varura në klub, të afishuara në mur dhe të jepnin kënaqësi. Kur pashë aty ngela pa frymë dhe e pyeta atë se ku i keni gjetur? Më tha që mi kanë dhënë për ti shitur,” vazhdon Uka.

Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama një ish-basketbollist, që firmosi shkatërrimin e kompleksit Dinamo. “Këtë me thënë të drejtën nuk di si ta shpjegoj, më ka habitur”, shprehet Shaban Uka.

Këto veprime duket si një tendencë për të zhdukur klubin e Dinamos, pasi si në futboll, volejboll, basketboll dhe në sportet e tjera ka shumë vite që ekipet dinamovite nuk shkëlqejnë.

“Të mendohen edhe njëherë që Dinamon të mos ta shkrijnë, por të bëjnë përpjekje pasi mundësitë besoj se ekzistojnë që ta ringrejnë si klub”, përfundon Uka.

Eno Leka, TIRANA TODAY

Tags: çamDinamoslegjendaProfilShaban Ukashitettregu

TË LIDHURA

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Aktualitet

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026
Aktualitet

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026
Next Post

Berisha: Rama dhe Xhafaj barbarë, stop terrorit në Kukës se…

Pas UEFA-s, Skënderbeu goditet rëndë edhe nga Vllaznia (Video)

Taksat/Edhe Arta Marku iu del kundër: Prangat protestuesve që shkelën ligjin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

by mirseda
19:51 | 06/06/2026
0

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Elbasan, në vijim të protestave që nisën kundër...

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com