Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

5 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante

Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë e varfër me origjinë nga Mali, ai është fëmija i parë i 3 vëllezërve dhe 4 motrave. Në apartamentin modest të një ndërtese periferike ku jetonte, ai menjëherë mëson të përballojë me jetën. E humbi babanë e tij kur ishte vetëm 11 vjeç, dhe megjithëse ishte ende fëmijë, si djali më i madh, atij i mbet’mbi supe përgjegjësia për të ndihmuar nënën, e cila pastronte për të sjellë në bukën në shtëpi. Kjo nuk ishte situatë e re për Ngolon e vogël, i cili që në moshën shtatë vjeçare bëntë kilometra të tërë përreth Parisit duke kërkuar skrap për t’ia shitur kompanive të riciklimit. Kur më 12 korrik 1998 kryeqyteti u çmend nga gëzimi për Kupën e Botës të sapo fituar në Saint-Denis kundër Brazilit, ai po kontrollonte rrugët në kërkim të kanaçeve që festa e titullit kishte lënë pas. Kombëtarja fituese dhe shumë e fortë mburrej me kampionët që kishin gjak afrikan, mbi të gjitha Zidan, Thuram dhe Makelele. Që nga ai moment, Ngoloja fitoi disa idhuj që mund t’i ndiqte. Prej inspirimit nga kupa e botës, shoqatat sportive dhe klube lagjesh ngrihen kudo. Ndjekja e ëndrrës për të qenë futbollist bëhet e realitet dhe për Ngolon e vogël.

Diploma si Kontabël

Kanté kurrë nuk ka pasur fizikun pikën e tij të fortë. Përkundrazi, si fëmijë ai u skarcua nga shumë ekipe sepse ishte shumë i dobët. Nëse sot ai duket si një djalë që luan me të rriturit, rreth dhjetë vjet më parë ai dukej si një fëmijë. Madje edhe kur luante në kategorinë e pestë dhe të gjashtë franceze, në moshën 21 vjeçare ai ishte akoma i ‘bllokuar’ në ekipin rezervë të Boulogne-s, në CFA2 (niveli i katërt i futbollit francez) dhe flinte në një konvikt për studentët e mekanikës. Është normale që në mendjen e Ngolos të kalojë ideja se futbolli mund të mos jetë zgjidhja e së ardhmes së tij. Pikërisht prej këtyre dyshimeve, ai vendos të përfundojë studimet, dhe kështu diplomohet si kontabilist me diplomë në kontabilitet. Më në fund hapet perspektiva e një pune të mirë, pas sakrificave të bëra si fëmijë. Gjërat fillojnë të ndryshojë kur ai promovohet në ekipin e parë të Boulogne-s, në ligën 2. Prej atëherë e mbrapa ngjitja drejt suksesit drejt Çelsit, duke kaluar nëpër Caen dhe Leicester, do të jetë e shpejtë dhe e asfaltuar.

Makina

Ndoshta elementi që shumë njerëz dëgjojnë për herë të parë lidhur me Kanténë është makina. Ai e përcakton veten si ‘parja e kuqe’ mes futbollistëve kur bëhet fjalë për makinat. Pasi zotëron vetëm një “Mini Cooper” modest që nga kohet e Leicesterit. Makinë që nuk ka ndryshuar pavarësisht viteve. Në moshën 21 vjeçare, ai i bëntëe pazaret dhe shkonte në stërvitje me skuterin e tij, sepse nuk kishte mundësi të blinte një makinë. Kështu që për Ngolon shpeshherë zgjidhja më e mirë ishte të shkonte në qendrën sportive në Leicester … në këmbë. Drejtuesve të klubit të ri iu desh të lodheshin për ta bindur djaloshin të blinte një makinë. Dhe pastaj, nëse ai do të blinte një makinë automjeti që e përfaqëson atë në mënyrën më të mirë: i vogël, modest, por me një motor rezistent, ashtu si ai në fushën e lojës që duket se lëviz këmbët e tij papushim dhe nuk njeh lodhje, nuk mund të ishte tjetër veçse një “ Mini Cooper”.

Rekordi që ndan me Kantonanë

Duke kaluar nëpër jetën e Kantésë është e qartë se përballesh me historinë klasike të djalit që filloi nga zero dhe ia doli vetë. Angazhimi, pasioni dhe shumë sakrifica kanë bërë që ky djalë i vogël të luajë në Premier League, ku trupi ka rëndësi parësore. Në rolin e mesfushorit, për më tepër. Pra, ashtu si dikur kaplonte kilometra në rrugët e Parisit në kërkim të kanaçeve, sot ai vrapon marrëzisht nëpër fusha në kërkim të topit për të ricikluar aksione për shokët e skuadrës. Një ditë Ranieri i tha se do të vinte dita kur Kanté do të avanconte dhe do të hynte vetë në zonë për të shënuar gola. Qarkullon dhe legjenda që 70% të planetit e zë uji, ndërsa pjesën tjetër Kantéja. Ndoshta vendosmëria që Ngolo vendos në fushën e blertë, së bashku me sasinë e duhur të fatit, e çoi atë drejt një rekordi që më parë i përkiste vetëm Erik Kantonasë. Të dy francezët janë të vetmit që kanë arritur të fitojnë Premier League-n dy vite rradhazi me dy skuadra të ndryshme.

I turpshëm

Që kur filloi të vraponte në një fushë futbolli, Kantèsë i është dashur gjithmonë të ndjekë kundërshtarin dhe të punojë më shumë se të tjerët. Nëse je më i shkurtër dhe më i dobët, nëse gjithmonë të shikojnë me skepticizëm, kur të gjithë me vete thonë  “a është me të vërtetë për futboll ky?”, është normale që mund të kesh dyshime në vetvete në rolin që ke pasur për suksesin e arritur. Mbi të gjitha, Ngolo në moshën 21-vjeçare mezi kishte luajtur në nivel amator, dhe vetëm pesë vjet më vonë ai kurorëzohet kampion i Anglisë si protagonist. Kjo përulësi e pafund e vendosi atë në qendër të syve kuriozë gjatë festimeve menjëherë pas fitores së Kupës së Botës kundër Kroacisë. Ndërsa të gjithë shokët e skuadrës “u zunë” kush e kush të ngrejë trofeun në ajër, pasi kaluan goxha minuta Kantéja ende nuk e kishte prekur kupën e lakmuar. Shumë i ndrojtur, ai kishte turp të kërkonte momentin e tij të lavdisë, siç tha më vonë Olivier Giroud. Për fat të mirë, Steven Nzonzi vuri re skenën dhe vazhdoi t’i dorëzonte heroit kupën e merituar.

Përshtati Totila Kotorri për Tirana Today/

Burimi: https://www.storiedipremier.it/5-cose-che-probabilmente-non-sapevi-su-ngolo-kante/?fbclid=IwAR0lWLwiplnl-Xbwf-hmGbtLGdd0tj26EYyyMMFfmMqRC9bzQlywbrRjQfA

Tags: ÇelsiFrancafutbollistngolo kante

TË LIDHURA

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit
Sport

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

19:08 | 16/04/2026
Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

18:48 | 16/04/2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

18:28 | 16/04/2026
Next Post

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

‘Brenda 60 ditësh, 1.2 mln doza’/ Rama: Deri në qershor, 500 mijë të vaksinuar

Rama paralajmëron poseduesit e mjeteve, "Nuk ka më shaka me kolaudimin!"







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi
Politikë

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

by mirseda
19:10 | 16/04/2026
0

Tensionet nuk kanë munguar në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend. Deputeti i PS-së, Erion Braçe...

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

19:08 | 16/04/2026
Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

19:01 | 16/04/2026
Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

18:48 | 16/04/2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

18:28 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com