Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema
Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Rrogozhinës por vajza për fat të keq nuk ia doli dot.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.