Itali-Uells 1-0
Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin Olimpik.
Një gol i vetëm nga Matteo Pessina siguroi fitoren e 11-të radhazi dhe bëri që ata të kalonin si fitues të grupit në një turne evropian për edicionin e dytë radhazi.
Ndërkohë, Uellsi kualifikohet në fazën e 16 më të mirave falë vendit të dytë. Uellsi e dinte se një barazim do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar kualifikimin në të dytën pjesëmarrje radhazi në turne.
Zvicër-Turqi 3-1
Zvicra e bën të sajën duke fituar me dy gola të Shaqirit dhe tani pret zhvillimet në grupet e tjera. Helvetët presin të kualifikohen si një nga të tretat më të mira me 4 pikë në grupin A.
Turqia zhgënjen totalisht duke dalë me 0 pikë nga një turne me pritshmëri të jashtëzakonshme pas fitimit të grupit kualifikues ku mundi dhe Holandën.