Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Profesori amerikan paralajmëron Erdoganin: Kujdes me Kosovën

7 vjet ago
in Të Gjitha
Profesori amerikan paralajmëron Erdoganin: Kujdes me Kosovën

Analisti për çështjet e Ballkanit në Qendrën Wilson, Ross Johnson theksoi se qeveria e Kosovës bëri veprimin e duhur me shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës për rolin e tyre në arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq. Ai i tha Zërit të Amerikës se deportimet ishin të parregullta dhe të paligjshme. Presidenti turk, thotë zoti Johnson, “ka shkuar tepër larg” me komentet e tij për qeverinë e Kosovës.

“Një zhvillim i çuditshëm. Natyrisht ata u deportuan në mënyrë të parregullt. Kryeministri dhe Presidenti nuk mund të bënin gjë tjetër përveç shkarkimit të ministrit të brendshëm dhe shefit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës. Ky ishte një deportim tepër i parregullt dhe i paligjshëm i shtetasve të huaj, pavarësisht nëse ata ishin të angazhuar apo jo në aktivitete të paligjshme kundër shtetit turk. Kjo nuk duhet bërë. Zoti Erdogan ka shkuar tepër larg duke kritikuar qeverinë e Kosovës për këtë. Megjithatë, kjo është një sjellje tipike e tij. Kështu që unë nuk jam aspak i befasuar nga kjo”.

Të shtunën presidenti turk në një tubim të Partisë Zhvillim dhe Drejtësi në Stamboll tha ishte “i mërzitur” nga vendimi i kryeministrit për shkarkimet.

“Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, tha ai.

Zoti Johnson theksoi se incidenti nuk do t’i shkaktojë probleme Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

“Nuk mendoj se ky incident do ndryshojë gjërat. Nëse ministri i brendshëm dhe shefi i kundërzbulimit do të qëndronin në detyrë, kjo do të shkaktonte probleme në diskutimet me Bashkimin Evropian. Përndryshe, unë shpresoj që kjo do të jetë histori”, tha ai.

Gjashtë shtetas turq, pesë nga të cilët punonjës të Institucionit Arsimor Gylistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë, dhe një mjek, u deportuan të enjten në një operacion ende të pasqaruar të kryer nga shërbimet e zbulimit të të dyja vendeve.

Të premten kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi. Të shtunën ai mblodhi Këshillin e Sigurisë pas të cilit tha se ka kërkuar hetim dhe raportim nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për këtë rast, ndërsa ritheksoi se nuk ka qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve, shkruan voa.

Tërë operacioni la pas vetes shumë paqartësi, ndërsa udhëheqësit më të lartë të Kosovës thanë se kanë urdhëruar hetime gjithëpërfshirëse në të gjitha institucionet e përfshira në operacionin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq.

Tags: amerikanErdoganinKosovënkujdesparalajmeronProfesori

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Boateng: Mund të luaja për Realin, por nuk bëra sa duhet

Boateng: Mund të luaja për Realin, por nuk bëra sa duhet

Teatri i ri/ Koreografi Zahaj: Të përjashtosh opozitën, është utopike!

Teatri i ri/ Koreografi Zahaj: Të përjashtosh opozitën, është utopike!

Rusi 2018/Pas shkatërrimit nga Spanja, Messi “fshin” Argjentinën nga favoritët

Rusi 2018/Pas shkatërrimit nga Spanja, Messi “fshin” Argjentinën nga favoritët

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

by mirseda
08:13 | 05/09/2025
0

Sot festohet dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares shqiptare që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve....

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025
“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

22:15 | 04/09/2025
Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

21:57 | 04/09/2025
A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

21:36 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com