Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Profecia e Tony Blair me koncesionet e Rilindjes

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Profecia e Tony Blair me koncesionet e Rilindjes

Nga Klodian Tomorri:

Negociatat e fshehta në aksin mes sheshit Skënderbej dhe atij Nënë Tereza për të zgjatur koncesionin e kolaudimit janë përmbyllja fatkeqe e vërtetimit të një profecie të hershme britanike. Në verën e vitit 2013, pak javë pasi kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme, Edi Rama pati filluar një seri mbledhjesh informale nëpër Shqipëri me kabinetin e projektuar qeveritar. Në njërën prej tyre, të mbajtur në qytetin bregdetar të Vlorës ishte prezent dhe ish kryeministri britanik Tony Blair, i sapopajtuar si këshilltar nga Rama.

Teksa ministrat e emëruar të Ramës prezantonin njëri pas tjetrit programin qeverisës dhe masat e 300 ditëve të para, njëra nga pikat që ngacmoi më shumë arkitektin laburist të “Rrugës së Tretë” ishte zotimi në bllok për të anuluar koncesionet e dhëna nga Sali Berisha.

Kur të njëjtin zotim e dëgjoi të përsëritej me forcë edhe nga punëdhënësi i tij, Edi Rama, Tony Blair u bind se kishte ardhur koha të jepte këshillën e parë për qeverinë e Rilindjes, e ndoshta edhe më të vlefshmen. “Nëse doni me të vërtetë të anuloni koncesionet, atëherë bëjeni që në muajin e parë të qeverisjes sepse pastaj do fillojnë t’ju pëlqejnë” – tha ai duke ju drejtuar Ramës.

Në atë kohë as vetë “Phony Tony” nuk do ta kishte imagjinuar se profecia e tij do të vërtetohej brenda pak javësh. E madje, koncesionet e Berishës nuk do t’i pëlqenin vetëm qeverisë së Edi Ramës, por edhe vetë bashkëshortes së ish kryeministrit britanik.

Që në muajin e parë sapo u ul në kolltukun e kryeministrit, Edi Rama pajtoi Cherie Blair si konsulente për të zhbërë koncesionin e skanimit në dogana. Por pasi u pagua 1.5 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, këshilla e avokates Blair për qeverinë ishte të mos e anulonte koncesionin.

Ky ishte vetëm fillimi i komedisë. Edi Rama mandatoi në atë kohë Elisa Spiropalin dhe Shkëlqim Canin për të rivlerësuar koncesionin e skanimit. Ajo që ndodhi më pas ishte një cmenduri financiare me pasoja të rënda për xhepat e shqiptarëve.

Koncesioni u ndryshua dhe nga 40 euro për çdo kamion, tarifa e re e skanimit u vendos 22 euro për çdo deklaratë doganore. Përmes ndryshimit të marrëveshjes fatura e koncesionit të skanimit për qytetarët u rrit në 210 milionë euro, tashmë të sigurta dhe të garantuara me ligj.  Për të zbutur impaktet e kësaj çmendurie në publik, qeveria vendosi që koston e skanimit ta paguajë përmes buxhetit të shtetit. Kështu edhe rezistenca e qytetarëve do të ishte më e ulët. E megjithatë ky ishte vetëm akti i parë i vërtetimit të profecisë Blair.

Pasi hoqi dorë nga zotimi për të anuluar koncesionet e Berishës, qeveria e Partisë Socialiste nisi të prodhojë koncesionet e saj. Fillimisht ishte sektori i shëndetësisë, ku katër kontrata të dyshimta dhe pa garë koncesionuan mbi 300 milionë euro shërbime, të cilat kishin qenë gjithmonë ekskluzivitet i shtetit. Pas shëndetësisë, gangrena përfshiu gjithë ekonominë kombëtare. Në mjedis, arsim, kontroll fiskal, energji, kudo. Qershia mbi tortën e çmendurisë ishte programi i famshëm 1 miliardë dollarë, ku 51 kilometër rrugë u koncesionuan për 800 milionë euro.

Në opozitë Edi Rama përbetohej se do të anulonte të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria e kaluar, të cilat i ka quajtur si afera më e madhe korruptive në historinë e Shqipërisë. Por jo vetëm që nuk anuloi asnjë kontratë të vetme, por i përkeqësoi. Skanimit i rëndoi faturën, koncesionin e aeroportit e zgjati edhe me 3 vite të tjera, atë të kromit me 10 vjet, ndërsa tani po bën gati monopolin dhjetëvjecar të kolaudimit të makinave për koncesionarët e automjeteve.

Gjatë viteve të vona të qeverisjes së tij në Britani, Tony Blair pati fituar epitetin Bliar (mashtruesi) për shkak se gënjeu Parlamentin për të nisur luftën në Irak. Por për fatin e keq të Shqipërisë, 6 vjet më parë ai zbuloi një të vërtetë profetike; dashurinë fatale të Rilindjes me koncesionet.

Tags: edi ramakoncesionetprofeciarilindjatony blair

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Vdekja e dy punëtorëve nga shembja e skelave, ndalohet pronari Petrit Syla

Vdekja e dy punëtorëve nga shembja e skelave, ndalohet pronari Petrit Syla

Pas përfundimit të garës, ndërron jetë pjesëtari i Maratonës Kombëtare të Notit

Pas përfundimit të garës, ndërron jetë pjesëtari i Maratonës Kombëtare të Notit

Presidenti Trump anuloi bisedimet e fshehta për Afganistanin

Presidenti Trump anuloi bisedimet e fshehta për Afganistanin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com