Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Sarandës, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas BalkanWeb, viktima ishte Mark Ademi, një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të Notit, të grupmoshave 10-80 vjeç. 72-vjeçari ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.
Thuhet se garuesi ka vjellë gjak dhe se kishte tension të lartë. I moshuari është shoqëruar menjëherë në spital por ka qenë tepër vonë për garuesin nga Lezha, i cili ka ndërruar jetë.