Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Problemet me ngrohjen shkaktojnë krizën e smogut në Ballkan

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Rusmir Smajilhodzic & Emmy Varley “Phys.org”

Ndërsa dimri ka mbërthyer Ballkanin, të varfrit janë ata që po vuajnë më shumë pasojat, duke qenë të detyruar të ndezin zjarre me dru në shtëpi për ngrohje, duke shkaktuar kësisoj një krizë të rëndë të ndotjes së ajrit në të gjithë rajonin.

Javët e fundit, kryeqytetet e Ballkanit nga Sarajeva dhe Beogradi, deri në Shkup dhe Prishtinë, janë renditur në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë, sipas aplikacionit të monitorimit të cilësisë së ajrit “AirVisual”.

Ndërsa këto janë qytete të vogla, krahasuar me ndotësit kryesorë të Azisë si Nju Delhi në Indi dhe Daka në Bangladesh, një kombinim i djegies së qymyrit, përdorimit të makinave të vjetra, dhe ndezjes së zjarreve në sobat me dru për t’u ngrohur, po pompon në ajër shumë ton toksina.

“Unë e di se në këtë mënyrë po ndot ajrin. Nuk jam budalla, por zgjedhja tjetër për mua do të ishte të ngrohesha me energji elektrike, që është shumë e shtrenjtë”- thotë Trajan Nestorovski, që si shumë qytetarë të tjerë në lagjen e tij në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, përdor drutë e zjarrit për t’u ngrohur gjatë dimrit.

Gruaja e tij Vera shton:”Këtu pranë lagjes tonë punojnë nga 2 fabrika. Një Zoti e di se me çfarë djegin mbrëmjeve”. Falë shtimit të përdorimit të aplikacioneve në telefonat celularë që matin cilësinë e ajrit, si ai në Maqedoni “Moj Vozduh” (Ajri Im), i krijuar nga një ekspert maqedonas, qytetarët më në fund po e kuptojnë përmasën e plotë të krizës mjedisore.

“Serbia po mbytet, a e ka parë ndokush ku gjendet Ministri i Mjedisit?”, shkruhej në një nga titujt e fundit në gazetën lokale të Beogradit “Blic”, që fliste për mjegullën e smogut dhe ajrin e ndotur që rrethon qytetin. Për shkak të kësaj situate, në të gjithë rajonin kanë shpërthyer ditët e fundit protesta.

Në Shkup, të rinjtë janë frymëzuar nga aktivistja e famshme suedeze kundër ndryshimeve të klimës, Greta Thunberg, duke mbajtur një protestë çdo të premte. “Greta na frymëzoi të gjithëve”, thotë 17-vjeçarja Iskra Ilieska. “Në dimër, gjysma e klasës sime në shkollë mungon, për shkak të problemeve me mushkëritë. Dhe kjo nuk është diçka normale”- theksoi ajo.

Në Bosnjën fqinje, disa qindra njerëz protestuan këtë javë në qytetin e Tuzlës me maska në fytyrë. Ata kërkuan nga autoritetet një plan konkret për të trajtuar problemin e ndotjes së ajrit, dhe për të mbyllur brenda 5 viteve të ardhshme të gjitha fabrikat, që përdorin me qymyrin si lëndë djegëse.

“Masat e vetme që na rekomandojnë, janë që të qëndrojmë të mbyllur nëpër shtëpi… Nëse dilni në rrugë, në këndet e lojërave, nuk do të shihni asnjë fëmijë gjëkundi”, thotë Alisa Kasumoviç, një nënë në të 40-at. Sipas një raporti të fundit të OKB mbi mjedisin, ndotja e ajrit shkakton gati 20 përqind të vdekjeve të parakohshme në 19 qytete të Ballkanit Perëndimor.

Burimet kryesore të pluhurit, blozës dhe tymit janë fabrikat e qymyrit me teknologji të vjetruar, dhe ngrohja shtëpiake, thuhet në raport. Raporti shton se më shumë se 60 përqind e njerëzve në rajon, mbështeten tek qymyri dhe drutë e zjarrit për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Vetëm 12 përqind e ndërtesave, janë të lidhura me sistemet e ngrohjes qendrore.

OKB i nxit qeveritë e rajonit ta bëjnë “më të arritshme energjinë e pastër”, të ndalojnë qarkullimin e automjeteve të vjetra, dhe të forcojnë rregulloret mbi emetimet e industrive dhe termocentraleve. Shumë njerëz, nuk kanë mundësi që të ngrohen në mënyra që ndotin më pak, sidomos në vendet ku paga mesatare është rreth 500 euro ose më pak.

Sali Ademi, një 78-vjeçar në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, përdor qymyrin për t’u ngrohur në shtëpinë e tij. “Nuk ka gjë më të keqe, por çfarë mund të bëjmë”, thotë ai për një qytet, ajri i të cilit është i helmuar tashmë nga 2 termocentrale me qymyr, që funksionojnë me një teknologji të vjetruar.

Sipas ekspertëve, ata që ngrohin shtëpitë e tyre me dru zjarri, bartin edhe barrën e rreziqeve shëndetësore. “Një pjesë e emetimeve nga këto soba, mbeten në shtëpi dhe i helmojnë ata”- paralajmëroi Anes Podiç, president i një grupimi mjedisor në Bosnje, që i ka bërë thirrje qeverisë të zëvendësojë sobat joefikase me dru, me alternative të tjera më të pastra.

Në qytete si Sarajeva dhe Shkupi, një seri vargmalesh ndihmon në bllokimin e ajrit të rrezikshëm në luginat ku jetojnë banorët. Sakiba Sahman, 60-vjeçe, është një nga qytetarët e Sarajevës që duke përfituar nga një ulje e kohëve të fundit e çmimit të biletës së teleferikut, ka shkuar në majën e malit Trebeviç 1.160 metra të lartë, që ngrihet mbi smogun që endet mbi kryeqytetin boshnjak.

“Kemi ardhur të kalojmë disa orë, për të pastruar mushkëritë”-i tha ajo AFP-së. “Poshtë, ndotja është shumë e madhe, ka shumë makina, gjithçka është e pistë, gri dhe depresive”- përfundoi ajo./TIRANA TODAY

Tags: BallkankrizënngrohjenProblemetshkaktojnësmogu

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Qeveria e re/ Thaçi: Vendimi për mandatimin e Kurtit është në tavolinën time

Nexhmije Hoxha zbulon dosjen sekrete në kasafortën e Hysni Kapos: "BAB 008"

Dyshohet se ka abuzuar të miturën me aftësi ndryshe, arrestohet 60-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com