Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prishi marrëveshjen duke e futur në kurth, bosi turk padit aksionerin e Air Albania

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prishi marrëveshjen duke e futur në kurth, bosi turk padit aksionerin e Air Albania

Biznesmeni i njohur turk, Adnan Polat, ka paditur aksionerin e Air Albania, Sinan Idrizi, për vjedhjen e 3.5 mln dollarëve. Detajet i përcjell gazeta e njohur turke Milliyet, ku tregon se të dy palët kishin rënë në një marrëveshje, për blerjen e një kompanie nafte të quajtur “Global Fluids International” , e cila siguronte fitime të majme në tregun shqiptar. Por pas marrjes së një kapari, Sinan Idrizi arriti me mjaft mjeshtëri që ta mashtronte që prej vitit 2016.

Pas një manipulimi që ka zgjatur në kohë, tashmë aksioneri mazhoritar i Air Albania dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, do të përballet me një proces gjyqësor në Turqi.

Polat i njohur si bosi i skuadrës së futbollit Gallatasarai, ka dorëzuar në Prokurorinë e Stambollit një kallëzim penal në emër të kompanisë së tij “Grupi Polat”. Ai pretendon se kishte rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte, por Idrizi e ka mashtruar duke i marrë 3.5 milionë USD.

Por si lindi kjo marrëveshje? A kishte miqësi mes palëve? Idrizi njihej me Adnan Polat për shkak të aktiviteteve të përbashkëta në futboll. Gjatë kontakteve mes tyre, Idrizi i kishte propozuar biznesmenit turk blerjen e një kompanie të quajtur “Global Fluids International” , e cila siguronte fitime të majme në tregun shqiptar. Plani ishte se nëse do ta blinte Polat, Sinan Idrizi mund të negocionte për të.

Sipas asaj që Polat ka shprehur në padi, Idrizi i ka thënë biznesmenit turk se kompania kushtonte 17 milion dollarë, por paraprakisht duhej paguar një kapar prej 3.5 milion dollarësh. Në të kundërt, nëse shitja nuk realizohej, Polatit do t’i ktheheshin mbrapsht 3.5 milion dollarë.

Në nëntor të vitit 2016, Adnan Polat, ka firmosur marrëveshjen paraprake, dhe i ka kaluar paratë dorazi, sipas asaj që kërkoi Idrizi.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Sabah”, disa kohë më vonë, Idrizi e ka kontaktuar Polatin duke i thënë se në Shqipëri në vitin 2017 kishte zgjedhje. Me këtë lloj taktike, ai e ka shtyrë sërish procesin. Por me premtimin se operacioni i blerjes së kompanisë do të finalizohej pas zgjedhjeve. Sipas padisë, Polati e ka pranuar këtë shtyrje.

Pas zgjedhjeve, Polati e ka kontaktuar sërish Sinan Idrizin. Por në atë periudhë ai i ka thënë se blerja nuk mund të kryhej më. Ndodhur në këto kushte, Polat i ka kërkuar Idrizit anulimin e marrëveshjes paraprake dhe kthimit të kaparit prej 3.5 milion euro. Duke iu referuar biznesmenit turk, Idrizi ka gjetur një sërë arsyesh për të mos ia kthyer mbrapsht paratë.

Tags: “Air Albania”Adnan PolatnafteSinan Idrizi

TË LIDHURA

VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg
Aktualitet

VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

14:43 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij
Aktualitet

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Next Post
U akuzuan për sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, 4 të arrestuarit fitojnë pafajësinë

U akuzuan për sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, 4 të arrestuarit fitojnë pafajësinë

Transporti urban gati të nisë punën

Transporti urban gati të nisë punën

Lufta për Teatrin, arsyeja gjendet edhe tek armiku më i egër

Lufta për Teatrin, arsyeja gjendet edhe tek armiku më i egër







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Hezbollahu distancohet nga negociatat: S’i përmbahet marrëveshjeve Liban-Izrael
Bota

Hezbollahu distancohet nga negociatat: S’i përmbahet marrëveshjeve Liban-Izrael

by mirseda
14:48 | 14/04/2026
0

Lëvizja militante Hezbollah nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje që mund të arrihet në bisedimet midis Izraelit...

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

14:46 | 14/04/2026
Meloni pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

Meloni pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

14:45 | 14/04/2026
VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

14:43 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com