Katër personat që u akuzuan se kishin planifikuar një sulm terrorist në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit në vitin 2016, kanë fituar sot pafajësinë.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pushoi çështjen për shtetasit Bekim Protopapa, Medat Hasani, Ergys Faslija dhe Xhezair Fishti, për shkak të mungesës së provave.
Ata u arrestuan për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”, ndërsa pushimi i çështjes u kërkua nga Prokuroria e Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK.
Këta shtetas u akuzuan se në bashkëpunim me disa persona nga Kosova, kishin kontakte me terroristë të ISIS si Lavdrim Muhaxheri, apo edhe të tjerë xhihadistë dhe radikal nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.