Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Prioritetet e ndryshme të “fitimtarëve” dhe SHBA, për Kosovën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prioritetet e ndryshme të “fitimtarëve” dhe SHBA, për Kosovën

Nga Mero Baze

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë në javën e fundit të dështimit të mundshëm të formimit të qeverisë, së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por kjo duket se nuk është fare shqetësim i SHBA .

I dërguari i Posaçëm i presidentit Trump për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, ka shpallur prioritet jo aq shumë arritjen e marrëveshjes Kurti-Mustafa, por arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Pas takimeve në Kosovë dhe Beograd, ambasadori Grenell, ka kërkuar që Serbia të ndalë betejën kundër njohjes së Kosovës, kurse Kosova të heqë taksën për Serbinë, si hapa që çojnë drejt krijimit të klimës për mbylljen e marrëveshjes.

Injorimi i negociatave të lodhshme të “fitimtarëve” të Kosovës në zgjedhjet e fundit, dhe imponimi për t’u angazhuar në marrëveshjen Kosovë-Serbi, si një kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës, nga ana e të dërguarit të presidentit Trump, tregon prioritetet e ndryshme të klasës politike në Kosovë me ato të SHBA për Kosovën.

Qysh në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, ajo që binte në sy, ishte se asnjë nga politikanët e Kosovës, nuk e bëri temë të debatit politik në zgjedhje, marrveshjen Kosovë-Serbi. Përkundër kësaj, pati një fushatë populiste kundër saj, që pasoi taksën e qeverisë Haradinaj, që paraqitej si “shpëtim” i Kosovës në emër të patriotizmit.

Në fakt taksa 100 për qind, u vendos si mekanizëm politik për të ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi që po udhëhiqeshin nga SHBA, dhe për t’u përdorur për luftë të brendshme politike, duke rikthyer retorikën e tradhtarëve dhe heronjve.

Për ta bërë dhe më të lehtë betejën për një armik kombëtar, u erdhi në ndihmë Edi Rama, i cili i plotësonte të gjitha kushtet formale si i tillë, pasi është i gjatë sa Vuçiç, është në luftë me “patriotët” Meta-Berisha dhe kishte zëvendësuar Ditmirin me Gentin.

Kjo ishte dëshmia e parë e një fushate frikacakësh, që duke tentuar t’i shmangen problemit kryesor të Kosovës, shpikën realitete të tjera për opinionin publik, për të mos u përballur me të vërtetën që i priste si sfidë.

Edhe më e papërgjegjshme u bë kjo situatë pas zgjedhjeve. Në negociatat thuajse të neveritshme prej 6 tetorit deri më sot, në asnjë rresht dhe në asnjë paragraf të kushtëzimeve ndaj njeri- tjetrit, Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk kanë përmendur prioritetin kryesor të Kosovës, që janë bisedimet me Serbinë, të cilat kushtëzojnë të ardhmen perëndimore të Kosovës.

Është folur për numra ministrash, për karrigen e ardhshme të presidentit, për votim dhe dorëheqje kryetarësh Kuvendi, janë ndarë agjenci e janë rindarë ministri, por askush nuk ka folur çfarë do të bëjnë me temën e pare, me të cilën do të ndeshet qeveria e re, nëse arrin të bëhet.

Dhe kjo është shumë e papërgjegjshme, pasi praktikisht nëse dy partnerët kryesore nuk kanë një qëndrim të përbashkët për bisedimet, atëherë qeveria lind e vdekur dhe nuk i duhet askujt.

Nga mënyra se si i dërguari i presidentit Trump u soll në selitë respektive të LDK dhe VV sot, kuptohet se e ka konstatuar këtë problem dhe i ka injoruar tërësisht negociatat e tyre për qeverinë, duke shpallur prioritet normalizimin e të ardhmes perëndimore dhe ekonomike të Kosovës.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikanë janë bllokuar në mënyrën e tyre të vjetër të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka”, tha Grenell pas vizitës në Prishtinë.

Dhe kjo do të thotë se vizita e të dërguarit të presidentit Trump në Prishtinë, praktikisht ka injoruar negociatat për një qeveri që nuk i hyn në punë. Ai ka diktuar prioritetet, përse duhet të formohet një qeveri e re, dhe ato prioritete janë zhvillimi ekonomik i Kosovës, që vjen nga tejkalimi i ngërçit të izolimit prej mungesës së një marrëveshje për paqen me Serbinë.

Kosovën do ta shpëtojë ajo qeveri që ka guximin e mjaftueshëm të ketë axhendën e SHBA, si axhendë të vet. Çdo qeveri tjetër, vetëm sa e degradon, jo vetëm të ardhmen perëndimore të Kosovës, por dhe vet mbijetesën e saj. Fatkeqësisht në emër të “patriotizmit”.

 

Tags: e ndryshmefitimtaretkosovamero bazeprioritetet

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
U larguan nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Harry hasin problemet e para

U larguan nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Harry hasin problemet e para

E pazakontë/ Shqiptarët dëgjojnë tallava edhe në sallën e pritjes në spital

E pazakontë/ Shqiptarët dëgjojnë tallava edhe në sallën e pritjes në spital

Grenell mbërrin në Beograd: Trump nuk do lejojë që mosmarrëveshjet të zgjasin

Grenell mbërrin në Beograd: Trump nuk do lejojë që mosmarrëveshjet të zgjasin







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com