Princ Harry duket se po përjeton një periudhë të vështirë në jetën e tij.
Sipas revistës “Globe”, ai është pranuar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni për çrregullim të stresit post-traumatik.
Raportohet se Harry ka pësuar një krizë nervore nga vdekja e nënës së tij, Princeshë Diana, e cila humbi jetën në një aksident me makinë.
Dhimbjen ai e ka mbajtur përbrenda që nga viti 1997 dhe ajo është akumuluar ndër vite, bëjnë me dije mediat e huaja.
Për të mos mjaftuar kjo, gjendja e tensionuar në familjen mbretërore ka ndikuar shumë tek princi.
Largimi i tij dhe i Meghan Markle nga familja mbretërore i dhanë goditjen finale.
Ishte vetë Harry që pranoi publikisht para disa kohësh që nuk donte që me Meghan të ndodhte njësoj si me nënën e tij.
Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në Kanada.